Përfaqësuesja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, me një ‘tweet’ njofton se Donald Trump do të prezantojë “një zhvillim të rëndësishëm” lidhur me Coronavirus-in.
Presidenti amerikan do të bëjë njoftimin e tij me prezencën edhe të Sekretarit të Departamentit për Shëndetin Alex Azar dhe Drejtorit të Departamentit të Ushqimeve dhe Medikamenteve (FDA) Dr.Steven Hahn.
“Intervistë Shtypi me Presidentitn @realDonaldTrump nesër në orën 18:00 lidhur me një zbullim të rëndësishëm terapeutik për Virusin e Kinës.”
“Shigjeta” të Trump kundër FDA
Dje ndërkohë, Trump tha se ‘Deep State-i’ i Departamentit të Ushqimeve dhe Medikamenteve (FDA) punon me qëllim që të vonojë provat klinike për vaksinat Covid-19 deri në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Në një publikim në Twitter presidenti republikan shkroi se ‘Deep State-i’ ose “dikush” nga FDA-ja, po vë në vështirësi kompanitë farmaceutike për të marrë vullnetarë për të bërë provat klinike të vaksinave, por edhe të terapive alternative për Coronavirus-in e ri kinez.
Të enjten, agjensia Reuters ka transmetuar deklaratën e një drejtuesi të lartë të FDA-së, Peter Marks, i cili tha se do të dorëhiqet nëse qeveria e Trump miraton një vaksinë apo terapi para se të vërtetohet që është e sigurtë dhe rezultative.
“E dukshme që shpresojnë të vonojnë kundërpërgjigjen ndaj pandemisë, deri më 3 nëntor, që është edhe data e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Duhet të përqëndrohemi tek shpejtësia e veprimeve dhe tek shpëtimi i jetëve” – ka thënë Presidenti Trump.
Burime nga Shtëpia e Bardhë thonë se është gjetur dhe është provuar terapi e suksesshme për virusin. Kjo ka shqetësuar mjaft qarqet e globalistëve, por kryesisht të majtët në Amerikë, që nën valën e Pandemisë do të shtynin votuesit amerikanë drejt zgjedhjeve elektronike nga shtëpia, si dhe do të kalonin globin në një ‘lockdown’ të dytë, edhe më shtërngues se ai i pranverës.
Mesa duket, qeveria Trump ka në dorë terapinë më shumë sesa vaksinën, një vaksinë që nuk ka asnjë lidhje me atë të Bill Gates dhe OBSH-së dhe që do u bëhet vetëm personave që rrezikojnë realisht nga virusi, që janë grupet e moshës së tretë, me sëmundje kronike.
E nesërmja, shpresojmë se do të sjellë një lajm të mirë për të gjithë, këtë deklarojnë Media pro-qeveritare në Amerikë.