Vucic i Shastisur për Marrëveshjen që Nënshkroi në Zyrën Ovale me Trump – Mos e humbisni Video-n!

Shfaqet të shfletojë i shastisur marrëveshjen e sapofisrmosur.

Çudinë dhe habinë e Presidentit të Sërbisë Aleksandar Vucic, kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se vendi i tij angazhohej për të shpërngulur ambasadën në Jeruzalem, në më pak se një vit, regjistruan kamerat dhe kjo video tashmë po bën xhiron e botës.

Siç duket edhe në video nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes, ndërsa Trump deklaron se ambasada sërbe do të transferohet në korrik në Jeruzalem, Vucic që qënron në krah të djathtë të tij, shfaqet të shfletojë i shastisur marrëveshjen dhe të kapë kokën me dorë.

Njoftohet se Sërbia dhe Kosova në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit ekonomik, në prezencën e Presidentit Donald Trump, duke hapur rrugën për krijimin e rrjeteve rrugore, hekurudhore dhe ajërore mes dy shteteve ballkanike. Në kuadër të ndërmjetësimit amerikan, Sërbia u tha gjithashtu se do të shpërngulë ambasadën e saj në Jeruzalem, ndërsa Kosova ka për synim të njohë shtetin e Izraelit.

Shikoni videon dhe pasi të qeshni, mendohuni se ç’do të thotë Trump dhe Amerikë:

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gérard Depardieu u Ndriçua me Dogmën Ortodokse - U Pagëzua i Krishterë Ortodoks Në Një Kishë Në Paris (foto)!

Next Story

Uashington: Marrëveshja Sërbi-Kosovë Firmoset - Rama në Tiranë FeisBUKOSET!

Latest from Opinione