Të gjykojmë fituesin-blerës të votës apo të gjykojmë shitësin e elektoratit, votës pra?! Kjo është çështje!
Thonë që fituesi nuk gjykohet, por në rastin e blerësit fitues na lejohet të merremi me vlerën, me çmimin dhe të gjykojmë mbi to!
Dikush bleu votën. Dikush e shiti atë!
Të gjykojmë blerësin e votës apo të gjykojmë shitësin e votës? Mes blerësit dhe shitësit, tek blerësi shikojmë, shquajmë amoralitet, por edhe dëshirë, etje, mani posedimi, kurse tek shitësi shquajmë mungesën e dinjitetit, koshiencës, moralit, duke na dhënë të gjithë të drejtën ta neverisim!
Thonë që humbësi ndëshkohet, por në rastin e shitësit të elektoratit dhe votës do të duhet të merremi me formën sesi e shiti elektoratin dhe votën, metodën sesi deshi ta manipulonte elektoratin që po e shiste!
Dikush e shiti votën, dikush nuk e dha atë!
Të gjykojmë shitësin e votës së djathtë kreun e PD-së, apo të gjykojmë mosdhënësin e votës nga të djathtët e pabindur? Mes shitësit dhe mosdhënësit të votës, tek shitësi vërejmë mashtrimin dhe hipokrizinë, krimin social, kurse tek mosdhënësi spikatin dy kategoritë: të pabindurit koshientë dhe të shiturit. Të parët mund ta bëjnë këtë vend, këta të dytët i neveris!
Vendi i pazarit ky, njeriu shet dhe ble veten. Kështu shkruajmë kur mendojmë dhe gjykojmë mbi disa parime kolegjialiteti, që kanë të bëjnë me ata që vendosim të na qeverisin.
Nga ana tjetër, populli “klient” apo “i shituri”, edhe ai e shet votën më pas, sepse nuk i beson asaj, votës pra, për inerci nuk i beson bandillëve të politikës.
E kemi marrë vendim tashmë të mos e gjykojmë më popullin e varfër dhe arsimpakët që shitet. Kjo nuk është asgjë përpara shitjes së kreut të një force politike. Kemi vetëm një ankesë, vërejtje për të ardhmen, deri diku edhe porosi për popullin:
VOTA VLEN ndaj POPULLI DUHET TA RRISË ÇMIMIN E TREGUT. E KA NË DORË, DUHET T’U LUAJË FENË BLERËSVE.
Këtë porosi, çuditërisht e dëgjon dhe e zbaton më shpejt dhe me më shumë përpikmëri kreu i “së djathtës”.
Kur elitat heshtin dhe struken, kreu i PD-së dhe populli i varfër shiten!
Pot ti popull, shitu, kur nuk ka kush të të mbushë mendjen, por shitu shtrenjtë, se na çmende dhe na bën të dalim nga vetja kur shitesh lirë, për dy groshë!
Pas ca muajsh duam të të shohim bishë në treg, kokën lart dhe në mësymje ndaj xhepave që duan të të blejnë votën!
Do të të shkruajmë prapë për të të kujtuar, se harron ti, je popull “i lashtë”, humbet herë-herë.
I’m extremely impressed with your writing skills as
well as with the layout on your weblog. Is this a paid theme or did you
customize it yourself? Either way keep up the nice quality writing,
it is rare to see a great blog like this
one nowadays.