Bota Proteston, Ndërsa Basha Flet për Masa & Coronavirus! – Basha nuk Është Ti, as Unë, as Ne, as Ju!

Po i drejtohem Bashës, kreut të opozitës, që në katër ditët e fundit ka bërë vetëm dy postime për virusin dhe për masat dhe po i flas me gjuhën dhe mendjen e Jorge Bucay!

Basha nuk është ne, nuk është ata, nuk është as ju, ai është ai!

Tre të vërteta!

E vërteta e parë!

Ai që është, është. Realiteti Basha nuk është siç më intereson mua që të jetë. Nuk është siç duhet të ishte. Nuk është siç më thanë se do të ishte. Nuk është as siç ishte. Realiteti Basha rreth meje është ashtu siç është. Ndryshimi mund të vijë vetëm kur të kemi koshiencë mbi situatën, rrethanat dhe rrethanorët. Basha është ai që është. Nuk është ai që do të donte të jetë. Nuk është ai që duhej të ishte. Nuk është ai që donte nëna të jetë. Nuk është as ai që ishte. Është ky që është.

Por shkarjet fillojnë ngaqë përpiqemi të jemi, ata që nuk jemi. Dhe ti, Bashë, je ky që je. Ti nuk je ai që duam ne që të jesh.

Përkufizimi i një marrëdhënieje të pjekur dhe të vërtetë është përpjekja e papërsosur për t’i krijuar hapësirë tjetrit, që të mund të jetë, siç në të vërtetë është. Dhe ne ta kemi dhënë këtë hapësirë, me pashë, o Bashë. Ndaj dhe ti je sot, ai që je.

E vërteta e dytë!

Asgjë e mirë nuk është gratis. Nëse dëshiron diçka të mirë për vete, do të të duhej të dije që do të paguaje për këtë. Padyshim kjo pagesë nuk është gjithmonë monetare. Shpagimi disa herë është shumë i kushtueshëm, por disa herë i lirë deri në mospërfillje, por amá, gjithmonë ekziston. Sepse asgjë e mirë nuk është falas. Nëse ata përreth teje të ofrojnë diçka, është për shkak të asaj që u ke paguar. Kjo, vetëm për të parapërgatitur pesimistët dhe për të çmobilizuar gllabëruesit, pasi duhet të sqarojmë se pagesat bëhen gjithmonë si paradhënie.

E vërteta e tretë!

Është e vërtetë që askush nuk mund të bëjë gjithmonë atë që dërshiron, por çdokush mund të MOS bëjë ASNJËHERË atë që NUK DËSHIRON. Kurrë nuk duhet të bësh atë që nuk do. Nëse je i maturuar, askush nuk mund të të detyrojë të bësh atë që nuk do. Mjafton të arrish të çlirohesh nga nevoja për të parë disa që të mbajnë, që të duartrokasin, që të duan.

Që të mësojë dikush të jetojë me këtë të vërtetë, nuk është gjë e lehtë. Dhe kryesisht, kjo ka kosto. (Gjithçka e mirë ka kosto, disa herë kosto të madhe.) Kostoja është që dikush të guxojë të thotë “jo”, ky është momenti që njeriu shpalos anët e panjohura të ndokujt: zverkun, shpinën dhe më pas të gjitha pjesët e trupit bëhen të dukshme, pikërisht në momentin kur dikush largohet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Londra Proteston! - Shame on You!!

Next Story

Profili i Një Gjyqtareje - Eglantina Mikani!

Latest from Opinione