Pas humbjes së gjermanëve në Luftën e Dytë Botërore, Aleatët që mbërritën deri në Gjermani, e ndanë në zona influence dhe uzurpimi. Gjermania Lindore së bashku me Berlinin Lindor, u përfshinë në sferën e inluencës së Bashkimit Sovjetik. Pjesa tjetër e territorit kontrollohej nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.
Politika e Gjermanisë Lindore u përshtat dhe u strukturua me logjikën dhe bazën ideologjike të partisë komuniste, duke qënë në thelb një shtet socialist. Kështu pra, duke dashur të ndahej tërësisht nga Gjermania “perëndimore”, më 7 tetor 1949 Gjermania Lindore u bë shtet i pavarur, me emërtimin “Republika Demokratike e Gjermanisë”, që mbeti e njohur si Gjermania Lindore. Zonat perëndimore së bashku me anën perëndimore të Berlinit, do të përbënin për 4 dekada Gjermaninë Perëndimore.
Kjo ndarje zgjati për 41 vite, me murin e Berlinit si simbol të kësaj ndarjeje. Në këto 41 vite, shumë njerëz humbën jetën duke u përpjekur për të kaluar qoftë në njërën anë, apo në tjetrën anë të murit.
Berlini, i cili rrethohej tërësisht nga Gjermania Lindore, por ishte i ndarë në dysh, u bë qendra e spiunazhit botëror dhe “kryeqyteti i Luftës së Ftohtë”.
Zonat e influencës morën karakterin e shteteve dhe njerëzit që lëviznin nga njëra anë tek tjetra, shikoheshin gjithmonë me dyshim dhe çdo lëvizje e tyre, qoftë edhe e paqëllimtë, ishte nën vëzhgim.
Në vitin 1990, më 3 tetor, me vendim të Parlamentit gjermanolindor, Gjermania Lindore iu bashkua Republikës Federale Gjermane. Kështu mori fund edhe Lufta e Ftohtë, me një Gjermani që do të bëhej sërish një shtet i vetëm, pas afro gjysëm shekulli.
***
Gjermania dje, një shtet okupator dhe ekzekutor militar, sot një shtet okupator dhe ekzekutor ekonomiko-financiar.