Ministria e Mbrojtjes së Armenisë njoftoi, para pak orësh, fillimin e një sulmi të shkallës së gjerë të ushtrisë së Azerbajxhanit në zonën jugore të Nagorno-Karabakh, pak orë pasi Ministri i Jashtëm turk shkeli në Baku dhe menjëherë pasi forcat e armatosura armene deklaruan se kishin marrë territore në jug të Artsakh, duke transmetuar edhe disa video me raketahedhëse azere të braktisura.
Sipas një postimi të përfaqësueses së shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, pas mesditës forcat e armatosura azere filluan sulm në shkallë të gjerë.
Videot më poshtë janë një realitet i hidhur i dhunës dhe genocidit turk ndaj armenëve, sot duke përdorut azerët. Roli i rusëve ende nuk ka marrë formë dhe trajtë, nuk është i shqueshëm, teksa çdo ditë humbasin jetë njerëzish dhe po shkatërohen banesa dhe infrastrukturë publike.
Ndërsa ndërkombëtarët janë më pak se spektatorë, përballë kësaj lufte të përmasave shqetësuese tashmë.
Ministria e Jashtme e Armenisë njoftoi se sulmi i ushtrisë së Azerbajxhanit filloi “gjatë kohës së vizitës në Baku të Ministrit të Jashtëm turk dhe pas deklaratës së Ministrave të Jashtëm të OSBE që bënë thirrje për armëpushim”.
Beteja, pas mbështetjes aktive dhënë nga forcat e armatosura turke, është një përplase “luftë për gjithçka” për armenët, ndërkohë rafineria e Baku është pajisur me armatime moderne.