Facebook-u ditën e sotme, e martë, 6 tetor 2020, hoqi një postim të Presidentit Trump mes të cilit ai thoshte se “gripi sezonal është më vdekjeprurës se Covid-19″.
Ky postim u konsiderua si i rremë, si i rrezikshëm dhe si një postim që thyente rregullat e Facebook-ut për Covid-19, duke e cilësuar postimin edhe si disinformues.
Presidenti Trump postoi të njëjtin status edhe në Twitter, nga ku postimi nuk është larguar ende, por i është vendosur një baner që e cilëson postimin si “…potencialisht të dëmshëm…”.

Çensura e Facebook-ut “globalist” nuk mund ta ndalë kurrsesi përhapjen e së vërtetës dhe zgjimin e njerëzve, lidhur me krimin e armës biologjike dhe marrëzinë e majtisto-globalistëve, kundër njerëzimit.