Nuk do të mbarojnë vallë marrëzitë e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi kundër Presidentit Donald Trump?!
Të enjten, ajo u tha gazetarëve të “Capitol Hill” që të ishin gati për një histori tjetër.
“Nesër, ejani këtu nesër – u tha Pelosi – nesër do të flasim për amendamentin e 25-të.” Amendamenti i 25-të adresohet tek largimi i një presidenti nga zyra për paaftësi, për shkak të shëndetit ose për arsye të tjera.
Pelosi iu referua një interviste që Presidenti Donald Trump dha me Maria Bartiromo të ‘Fox Business Network’, më herët, gjatë ditës së enjte, gjatë së cilës presidenti tha se ndihej shumë mirë pas periudhës me COVID-19. Nency Pelosi tha: “Kur dëgjojmë dikë të thonë se jam i ri dhe jam një ekzemplar i përsosur, në vend që të adresojë faktin se 50 mijë njerëz u raportuan të infektuar dje dhe gati 1000 njerëz vdiqën, përse e zgjasim më?”
Ndërkohë që gazetarja Bartiromo komentoi gjatë intervistës së saj me presidentin Trump se, ajo ishte e habitur që ai ishte përsëri në një formë kaq të mirë.
Gazetarja e pyeti presidentin: “Si ndodhi kjo?” – duke shënuar më pas faktin e trajtimit të tij me medikamentin Regeneron, për të cilin presidenti foli edhe ditën e mërkurë, duke ju thënë amerikanëve që e përdori si kurë medikamentale.
Presidenti Trump iu përgjigj qartë, në kontroll total të gjuhës verbale, duke thënë: “Unë jam përsëri mirë sepse jam ndoshta një ekzemplar i përsosur fizik”.
“Unë jam jashtëzakonisht i ri – shtoi 74-vjeçari, duke i rrëmbyer gazetares një buzëqeshje – kështu që unë jam me fat në një farë mënyre.”
“Seriozisht, nuk kam probleme me zemrën. Nuk kam diabet. Nuk kam ndonjë problem shëndetësor për të cilin ju lexoni, nuk kam probleme të identifikuar si faktorë rreziku në trajtimin e COVID-19. Ndoshta mund të humbas ndonjë kilogram atje-këtu, por ka shumë njerëz që marrin apo humbasin peshë” – tha presidenti Trump.
***
Nga ana tjetër, në formë absurde, Pelosi bën hapin e diskutimit të Amendamentit të 25-të.
Duhet një deklaratë nga nënkryetari dhe shumica e shefave të departamenteve ekzekutive (d.m.th. Kabineti), ose deklarata e një organi tjetër si Kongresi, parashikuar me ligj, për të hequr presidentin nga detyra. Mund të jetë një panel ekspertësh mjekësorë që të jepin mendimin mbi gjendjen e presidentit, shpjegoi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve.
Deklarata më pas do i dërgohet kryetarit dhe presidentit të Senatit.
Problemi i parë për Pelosin do të jetë Zv.Presidenti Mike Pence i cili nuk do të nënshkruajë një deklaratë të tillë, vetëm në rastin që presidenti do të jetë me të vërtetë i paaftë, por këtë deklaratë nuk e nënshkruan as Kabineti i Trump-in.
Tjetra është që ka pak gjasa që Pelosi të mund të mbledhë votat për të krijuar një grup, për të kontrolluar gjendjen e presidentit, në Dhomën e Përfaqësuesve, akoma edhe më të pamundur për ta kaluar këtë marrëzi nga Senati.
Pelosi po shfaqet me një tjetër marifet politik, tërësisht të pakuptimtë, por kjo në fund të fundit ka qënë motoja e gjithë punës dhe jetës politike të Pelosit, largimi i presidentit Trump nga detyra.
***
Pasi Trump-i bëri të qartë se do të lëvizte shpejt për të plotësuar vendin e kreut të Gjykatës Supreme të lënë bosh nga vdekja e Ruth Bader Ginsburg, duke përmbushur detyrën e tij kushtetuese, Pelosi dhe të majtët patjetër që do të lëvizin të gjithë gurët për të ndalur Presidentin.
Të tilla marrëzi, bindin popullin amerikan, që Dhomën e Përfaqësuesve duhet tua japin republikanëve, për të larguar njëherë e përgjithmonë “çomagen” nga dora e Pelosit.
Një çomage, që ajo qartë nuk ka pjekurinë për ta përdorur.