GOOGLE ‘SKINMARKS’ do i lejojnë lëkurës të shndërrohet në një ekrani me prekje, për të kontrolluar të gjitha pajisjet tuaja.
Tatuazhet “SkinMarks” të Google, me sensor të trupëzuar, instalohen në një pjesë të trupit. Sensorët mundet që në vazhdim të aktivizohen mes prekjes dhe skanimit, ashtu siç veprojmë edhe me telefonat e zgjuar (smartphones).
Google po shpenzon miliona dollarë për të krijuar një koleksion të teknologjisë portative, si ato që quhen “SkinMarks”, teknologji që po transformohet në sipërmarrje miliarda dollarësh.
Në këtë sektor padyshim, nuk anagazhohet vetëm kompania ‘Google’, por edhe kompani të tjera të mëdha të teknologjive të reja, po investojnë në këtë drejtim. Elon Musk mes ‘NeuraLink’ kablloizon trurin e njeriut, kurse kompania ‘Microsoft’ ka filluar punën për krijimin e Identitetit Elektronik ID2020, si dhe ka progresuar me regjistrimin e patentave #060606 për një aparaturë mikroskopike që injektohet në trupin e njeriut për blerje dhe shitje me kriptovalutë.
***
Tani mendoni që kur të gjitha këto të jenë në sinergji, të kooperojnë mes tyre për të plotësuar njëra-tjetrën, brenda një rrjeti të zgjuar, çfarë do të ketë ndodhur? Shenjëzimi, këtë na kujton kjo punë!
Kompania ‘Google’ pra, po punon për tatuazhe të zgjuar që i emërton ‘SkinMarks’ që kur instalohen në lëkurë, e shndërrojnë trupin e njeriut në një sipërfaqe prekjeje, mes sensorësh të trupëzuar.
Gjihtë ky angazhim është një përpjekje për krijimin e gjeneratës së ardhshme të pajisjeve portative të teknologjive të reja, siç përmend edhe CNET, të instaluara në trupin e njeriut.
Si funksionon ‘SkinMarks’.
Tatuazhi që në thelb është një sensor, pozicionohet, apo instalohet në një pjesë të trupit. Sensorët më pas mund të aktivizohen me lëvizjet e njohura tashmë të prekjes dhe skanimit, ashtu siç veprojmë me ‘smartphones’.
Kërkuesit dhe studiuesit në Universitetin “Saarland” të Gjermanisë shkruan mbi një libër të bardhë se avantazhi i përdorimit të lëkurës së njeriut, si mjet ndërkontakti “është vënia në shfrytëzim e aftësive të imta mobile që ka trupi i njeriut për nga natyra”. Edhe ky program në këtë universitet të Gjermanisë, subvencionohet gjithashtu nga ‘Google Faculty Research Awards’.
Shikoni videon që pason, për të parë sesi eksperimenton kompania ‘Google’ mes tatuazheve të zgjuara.
666 dhe shenjëzimi duket të jenë më afër se kurrë!
Nëse kjo nuk do të mund të ndalet nga njerëzit anë a mbanë globit, e keqja do të sundojë njeriun dhe natyrën. Më pas njeriu nuk do të jetë më njeri, por një kavje, një robot, një pajisje në përdorim.
E lexova me shume kureshjte kete artikullin. Cfare eshte shenjezimi dhe 666?
Me një kërkim të shpejtë në Google, dhe lexime disaditore, mund të informohesh!
Appreciate you sharing, great post.Really thank you!