Ndërhyrje e Papritur e Kissinger: “Rrezik për Luftë Botërore!”

Nëntori po afron… Ftesë indirekte Rusisë!

97-vjeçari Henry Kissinger u shfaq tani që gjendemi në udhëkryq lidhur me drejtimin që kanë marrë çështjet ndërkombëtare. Një prej personave më të rëndësishëm të iluminatit, të ‘Bilderber Group’, të globalizmit leftist dhe qeverisjes globale, na lë të kuptojmë se i ka kapluar frika e fitores së presidentit Trump dhe përmbysjes së planeve të tyre.

Ku ka udhëkryq më të madh sesa zgjedhjet presidenciale në Amerikë në këtë nëntor. Amerikanët do të vendosin nëse do të vazhdojnë të ecin dhe drejtohen me qeverinë e djathtë antiglobaliste të Trump, apo do të rikthehen në krahët e ‘Deep State’.

Në këtë moment, Kissinger i ra kambanës së alarmit, pasi sipas tij rrezikon të krijohet një situatë që do të na çojë në periudhën e para Luftës së Parë Botërore.

Siç deklaron ‘Bloomberg’, Kissinger, në kuadër të një diskutimi virtual që organizoi ‘Economic Club of New York’, shpjegoi sesi SHBA-të dhe Kina do të duhet të shkruajnë rregullat e involvimit të tyre në antagonizëm, përndryshe do të krijohet një mjedis pasigurie, si ai që karakterizoi politikën ndërkombëtare të para Luftës së Parë Botërore.

Si do të ndodhë kjo? Paqja pra me Kinën!

Kjo do të ndodhë nëse rivijnë në pushtet internacionalistët majtistë të ‘Deep State’, të cilët mbajnë marrëdhënie të shkëlqyera me Pekinin komunist, në ndryshim nga qëndrimi i antikomunistit Trump.

“Udhëheqësit tanë dhe udhëheqësit e tyre duhet të diskutojnë për limitet dhe nuk ka pse të lëshojnë kërcënime – tha Kissinger, duke shtuar – më pas do të duhet të gjejnë një formë për të hartuar një politikë të tillë që do t’i shtyjë vendimmarrjet në kohë.

Nëse kjo nuk do të ndodhë, do të shkojmë drejt një situate të ngjashme me atë të Luftës së Parë Botërore” – tha plaku i politikës së jashtme globaliste, i cili për ata që nuk e njohin, ka farkëtuar politikën e afrimit me Kinën, kur ishte Sekretar i Shtetit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç dhe theksoi, është i shqetësuar gjithmonë e më shumë për një Luftë të Ftohtë mes Kinës dhe SHBA-ve, që ia dedikoi zhvillimeve teknologjike që kanë ndryshuar së tepërmi mjedisin gjeopolitik dhe nënvizoi se SHBA-të karakterizohen nga një formë e re të menduari dhe të gjykuari, që nuk i lejon të kuptojnë se në një botë të implikuar dhe të koklavitur, një vend nuk mund të arrijë i vetëm supremaci të njëanëshme, si në strategjitë politike, po aq edhe në ekonomi, për të qënë i sigurt se nuk mund të kërcënohet prej askujt.

Me fjalë më të thjeshta “i dashuri Henry” i fton SHBA-të për t’u marrë vesh me Kinën në optikën e rivendosjes së një paqeje globale të tipit strategjik, mes së cilës nuk do të ketë hapësirë për tensione, veçanërisht kur këto lidhen me superfuqi si Amerika dhe Kina. Në këtë drejtim, ai adapton mendimin e presidentit Putin për një botë shumëpolare dhe jo njëpolare, duke bërë indirekt hapje drejt Rusisë për një bashkëqeverisje globale.

Por ja që harroi diçka politikani globalist: Me humbjen e Trump (që vështirë se ndodh) dhe me fitoren e ‘Deep State’ do të ketë vërtet marrëdhënie edhe më të mira mes Kinës dhe Amerikës, por me gjasë do të rriten sërish tonet dhe tensionet me Rusinë. Dhe Putin e di këtë më mirë se kushdo tjetër dhe e kupton më së miri, se kjo që sugjeron Kissinger është karem që e nxjerr në breg.

Ndoshta Kissinger konsideron se pas një paqeje të mundshme mes Pekinit dhe Uashingtonit, Rusia do të izolohet.

Por ndërkohë Putin:

Ka bërë një mori marrëveshjesh me Kinën;

Kufizohet me Kinën në jug-lindje;

Disponon armatime titanike;

Ju kujtojmë se ditën e mërkurë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë publikoi një video nga lëshimi i suksesshëm i raketës supersonike ‘Zircon’ në Detin Barent. Raketa u lëshua nga fregata “Admiral Gorshkov” në Detin e Bardhë, në jug të Detiti Barent.

Sa më sipër, diskutimi virtual dhe sugjerimet e Kissinger na bindin për fitoren e Trump dhe për tronditjen e madhe që po has klani i globalistëve në botë.

Në këtë amok politik dhe gjeopolitik, po përpiqen të joshin me fjalë dhe gjepura Rusinë dhe presidentin Putin. Por mesa duket do të ndodhë që realisht bota të jetë dypolare, por njëri prej poleve, sigurisht që nuk do të jetë Kina e ‘Deep State’ dhe Qeverisë Globale.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

666 - Bëhuni Gati - Kështu do i Kontrollojmë Pajisjet e Zgjuara në të Ardhmen (video)!

Next Story

Virusmaker Bill Gates Godet Medikamentet me të Cilat u Trajtua Trump: Nuk Funksionojnë për të Gjithë!

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe