Miliarderi themelues i kompanisë Microsofr, Bill Gates, tha se pandemia do të jetë edhe më e keqe, edhe më e vështirë tani në vjeshtë, krahasuar me sezonin e verës.
Gates, i cili para pak kohë parashikonte nxjerrjen e dozave të para të vaksinave për Covid-19, por që në fakt asgjë nuk po duket në horizont, ishte po ai që në vitin 2015 parashikonte se bota ishte e papërgatitur për të pritur një pandemi.
Në një intervistë për “Politico Playbook”, Gates u pyet për kursin e virusit COVID-19 dhe mes të tjerash, tha:
“Vjeshta do të jetë edhe më keq, edhe më e rënduar sesa stina e verës. Shifrat e të prekurve po rriten sërish, por kemi shansin e mirë që njerëzit për shkak të stinës nuk qëndrojnë shumë jashtë, sepse është më ftohtë, ndryshueshmërisht do të shikonim edhe më shumë transmetime të virusit.”
Miliarderi tha se janë zhvilluar antitrupat dhe vaksina, por na mbetet që të sillemi siç duhet, domethënë njerëzit duhet të mbajnë maskat dhe distancimin social.
“Fatkeqësisht, jemi lodhur mentalisht, por edhe shumë mesazhe të këqija na vijnë nga gjithçka që po ndodh” – tha Gates.
Gates shtoi se: “Mbajtja e maskave në Amerikë është në nivele jo të kënaqshme, teksa shumë pak njerëz po mbajnë maskë”.
Ai gjithashtu kritikoi skepticizmin e rrezikshëm në lidhje me vaksinat.
“Këtu nuk po pajtohemi me faktin se të gjithë duhet të mbajnë maskë. Por cilët janë liderët që shikon dhe imiton populli? Udhëheqësit e politikës, drejtuesit e feve, kokat e shkencës duhet të shpërndajnë mesazhin e mbajtjes së maskës, pasi situata do të përkeqësohet” – tha miliarderi, që shumë e quajnë demoni i Pandemisë.
Po afrohet dita kur Bill Gates do të investigohet për Krime kundër Njerëzimit.