Shqipëria i vetmi vend në botë, që nxjerr naftë dhe del me humbje!

Ari i zi, për të cilin luftërat civile, ushtarake apo ekonomike nuk reshtin, është burimi më i madh i të ardhurave kudo ku nxirret, është industria më fitimprurëse në glob, është industria që ka krijuar megjistanë sipërmarrës në çdo vend të botës, është produkti që lëviz ekonominë botërore, bursat dhe shkëmbimin e valutës, çmimet në treg, thuajse gjithçka.

Nafta është produkti më i shitur dhe më fitiprurës, në prodhim dhe në tregtim, kudo në botë,

POR JO NË SHQIPËRI!

Si është e mundur vallë që në Shqipëri industria e naftës nuk është fitimprurëse?! Të shposh dhe të nxjerrësh naftë dhe të dalësh me humbje?! Individë me damarin e sipërmarrësit, shpojnë për ujë dhe mes ujit nxjerrin fitime, fitime të konsiderueshme. Marrin ujin dhe ja shesin popullit me shishe në litra. Të shposh dhe të nxjerrësh naftë, dhe të dalësh me humbje?! A mund të ndodhë kjo? A ka logjikë ekonomike, financiare, tregtare, menaxheriale, sipërmarrëse kjo, humbja pra?!

Përderisa kanë 30 vjet që dalin me humbje, përse shpojnë atëherë? Qeveria duhet të ndalë urgjent një industri që i shkakton plagë në financa! Apo jo?! Nuk ka qeveri në botë që mban në funksion një industri që i del me humbje dhe i shton borxhin e brendshëm.

Ja një pasqyrë sesi dhe sa kompani, përmbledhtazi, kanë kaluar nga burimet e naftës shqiptare, kanë dalë me “humbje”, kanë “falimentuar”, janë zhdukur tutje tëhu më pas, askush nuk e di se ku dhe i kanë lënë shtetit (tatimeve) miliona euro të papaguara, si barrë fiskale, domethënë i kanë lënë një borxh kolosal popullit.

E kemi paguar një herë naftën duke e blerë, tani do e paguajmë sërish mes rritjes së taksave, që mblidhen për të mbuluar defiçitin.

Bëma shqiptare! Kohë kolerash politike!

Shqiptari ama nuk ka nge të merret me këto, shqiptarin e shqetësojnë të tjera çështje madhore (tangat e “Sonjës”, çitjanet e personazhit televiziv, botoksi i ministres etj.).

A ka Interpol të paktën, që të merret me gjetjen e këtyre që pasi vjedhin pronën kombëtare ikin dhe bëhen “Luis” (Luis – sprintieri fitues në Lojërat Olimpike të vitit 1896)? Sepse, në të përditshmen tonë, ka raste që për një gjobë parkimi 10 mijë lekë të vjetër të papaguar, polici i qarkullimit rrugor të kap dhe të merr patentën, të bllokon edhe makinën. Populli e di mirë që Qeveria e kap lepurin me qerre, e teksa hajdutët e pasurive kombëtare nuk kapen, do të thotë që hajduti është vetë qeveria e radhës.

Nomatologji kronologjike e disa kompanive që “u shkatërruan” financiarisht, “falimentuan” duke nxjerrë dhe duke shitur naftë dhe që u zhdukën nga toka e Arbërit, duke lënë edhe qindra punonjës të papaguar për muaj e muaj, si dhe miliarda deytrime.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) thotë se afro 50% e borxhit të papaguar në shtet buron nga sipërmarrjet VIP, nga këta që nxjerrin naftë dhe “falimentojnë” (të shkretët…).

Debitori më i madh në shtet është rafineria e naftës A.R.M.O., me një detyrim prej 70 milionë euro.

Debitori i treti më i madh në Shqipëri është “IONIAN REFINING AND TRADING COMPANY – IRTC”, kompani që ka shfrytëzuar rafinerinë e naftës, me një detyrim 44 milionë euro.

Në vendin e 11-të të debitorëve gjendet “Bankers Petroleum”, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, me një detyrim 8.2 milionë euro.

Pason kompania “Simmons Edeco Limited”, dega në Shqipëri, që është nënkontraktor i kompanisë “Bankers Petroleum”, me një detyrim 4.7 milionë euro.

Kompania “ANIKA MERCURIA REFINERY ASSOCIATED OIL”, që në QKB figuron akoma si të jetë pronare e “A.R.M.O.”-s ka një detyrim 6.8 milionë euro.

Kompania “TPD-Trading Petrol & Drilling” e lidhur me rafinerinë, ka detyrim 5.5 milionë euro.

Dhe që ta mbyllim listën e “nekrologëve” të naftës, kompania “Gulf” që u shfaq me pompozitete “hollywood-iane” dhe iku me “pompozitetin” e një gangsteri, ka qënë i vetmi rrjet që ka tregtuar naftën e A.R.M.O.-s.

Total detyrimesh vetëm nga këto pak kompani, sepse ka edhe të tjera, shkon në vlerën 131 milionë euro (ose 161 miliardë lekë të vjetër).

30 vite, qeveri pas qeverie, lejon vjedhjen, abuzimin, korrupsionin mbi një pasuri natyrore kombëtare, pasuri e shqiptarëve. Qeveria në bordet e këtyre kompanive ka përfaqësues të saj, anëtarë bordesh, të mirëpaguar. Çfarë kanë bërë dhe bëjnë këta anëtarët e Bordeve? Bëjnë një ASGJË, dhe jemi në rastin kur ‘asgjëja’ merr vlerë! A duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore këta anëtarë bordesh, të emëruar politikisht nga partia e radhës në pushtet, që votonin, miratonin dhe firmosnin menaxhinim, funksionimin, bilancet dhe defiçitet, borxhet dhe detyrimet e kompanive hajdute? Sigurisht që duhet të mbajnë përgjegjësi dhe sot duhet të çohen në SPAK emrat e të gjithëve dhe të çdo ngjyre.

Pasuri natyrore, burim miliarda eurosh që avullojnë në kontot bankare dhe në parajsat fiskale, të atyre që një herë në katër vjet, vijnë dhe të lypin votën, të atyre që kërkojnë të të qeverisin, të të menaxhojnë pasurinë dhe ti ua jep të drejtën dhe ata më pas të vjedhin.

Pi ujë tani (në shishe edhe këtë), që të mos vdesësh, sepse ty të mjafton një trahana dhe tallava, shqiptar vakir, që një jetë ke thënë: “Hosana Baraba”.

Po e përsërisim edhe njëherë, ujë po të shposh, do të nxjerrësh fitime dhe jo më naftë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Tragjike Parashikimet e Bankës Botërore për Ekonominë!

Next Story

Erdogani i Thotë Greqisë & Qipros: "Do jua Presim Duart - Do të Shikoni Makthe Teksa do të Shtrihemi në Territor!"

Latest from Opinione