Tragjike Parashikimet e Bankës Botërore për Ekonominë!

Banka Botërore na lajmëroi për një krize të re financiare të mundshme.

Kreu i Bankës Botërore dhe zëvendëspresidente e Organizmit Ndërkombëtar Carmen Reinhart deklaroi se pandemia po shndërrohet në krizë të madhe ekonomike dhe na paralajmëroi se një krizë e re e mundshme financiare po vjen.

“Kjo nuk filloi si krizë financiare, por po transformohet në një krizë të madhe ekonomike – deklaroi ajo në një intervistë dhënë për ‘Bloomberg Television’kemi ende rrugë të gjatë përpara.”

Reinhart, e cila mori detyrën e kreut të Bankës Botërore në fillim të muajit qershor të këtij viti, është e njohur për veprën e saj, shkruar në bashkëpunim me kolegun e saj në Harvard, Kenneth Rogoff, për krizën e vitit 2009 me titull: “This Time is Different: Eight Centuries of Financial Folly”, një libër që inluencoi thelbësisht formën e menaxhimit të krizës prej komunitetit ndërkombëtar. Dy shkrimtarët ekonomistë u bënë “zotër” të menaxhimit të borxhit shtetëror, të rënies ekonomike dhe të përballimit të saj.

Kur u pyet nëse forma korrente e përballimit të krizës, mes së cilës bankat qëndrore po blejnë bono për të mbajtur në nivele të ulta koston e kreditimit, sjell ndonjë rezultat apo jo, Reinhart u përgjigj: “Kjo është një luftë. Gjatë periudhave të luftës, qeveritë financojnë shpenzimet e tyre të luftës me çdo formë që të munden – dhe në këto momente ka nevoja të shumta që duhen përmbushur”.

Pra, edhe kreu i Bankës Botërore flet për luftë dhe për faktin e pamohueshëm që qeveritë do të duhet ta financojnë atë me të gjitha format.

“Skenari në të cilin gjendemi, nuk është i qëndrueshëm” – shtoi ajo.

Reinhart foli lidhur me lehtësimin e borxhit për shtetet më të varfëra, prej shteteve më të pasura që kanë dhënë borxhin, për të shtyrë afatin e shlyerjes së kësteve, deri ndoshta në fund të vitit 2021. Banka Botërore ka bërë kërkesë që lehtësismi i borxhit të bëhet për të gjitha shtete e varfëra.

Por, afro 60% e parave që detyrohet të paguajnë shtetet më të varfëra të botës, sivjet, vijnë si pasojë e Kinës, sipas të dhënave të Bankës Botërore. “Kina ka dhënë shumë borxhe tek vendet në zhvillim me kushte dhe marrëveshje që nuk janë transparente dhe me interes më të lartë, nga ai që mund të përballojnë këto vende” – deklaroi kreu i Bankës Botërore.

E pyetur për Kinën, e cila nuk pranoi të merrte pjesë në takimin për lehtësimin e borxhit, Reinhart tha se Kina indirekt mori pjesë në takim, por “jo plotësisht”.

Vlen të nënvizojmë se, “China Development Bank”, një bankë shtetërore e Kinës, nuk mori pjesë në iniciativën për lehtësimin e borxhit, por në këtë iniciativë nuk morën pjesë as bankat private të sektorit publik dhe privat të Kinës.

“Kina duhet të bëhet pjesë e kësaj iniciative, por fatkeqësisht deri më sot nuk kemi asnjë reagim, apo përgjigje dhe duket se nuk do të kemi as në të ardhmen” – tha kreu i Bankës Botërore.

Sa më sipër justifikon edhe një herë më shumë luftën e hapur dhe frontale që i ka shpallur presidenti Trump, Kinës komuniste, e cila duket të ketë hyrë thellë në ekonomitë dhe financat e vendeve në zhvillim, me ndihmën absolute të së majtës amerikane.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Orë Kritike në Egje - Forcat e Armatosura Greke në Gadishmëri të Plotë!

Next Story

Shqipëria i vetmi vend në botë, që nxjerr naftë dhe del me humbje!

Latest from Opinione