Soros: “E konsideroj Administratën Trump si të rrezikshme për botën. Por e shoh si një fenomen tërësisht të përkohëshëm, që do të zhduket në 2020-ën ose edhe më shpejt.”
Këtë ka deklaruar Sorosi para dy vitesh në Davos dhe mesa duket këto fjali përçartjeje të manjiatit diabolik, janë një mësim i pashkulshëm dhe një direktivë për sorosianët kudo në botë dhe në rastin tonë, në rastin e Shqipërisë, janë një direktivë për kryetarin e opozitës Lulzim Basha.
Kam ndjekur me vëmendje heshtjet dhe fanepsjet e Bashës në publik. Jam përpjekur të qëmtoj diçka të djathtë, një dozë sado të vogël qasjeje pro Presidentit Trump, por nuk e kam gjetur, nuk e kam hasuar, jo për paaftësi timen, por sepse nuk ekziston qasje pro Trump në qëndrimet dhe politikën e Bashës. Basha është përfundimisht sorosiani i dytë i pandreqshëm në Shqipërinë e “Shoqërisë së Hapur”, me vullnetin dhe kontributet e pamata të vetë kryetarit të maskuar të opozitës.
Trump u thotë njerëzve dilni dhe jetoni normalisht. Basha na thotë kujdes, sepse nuk mund të jetojmë normalisht.
Trump injoron virusin kinez. Basha si një epidemiolog i përkushtuar i fushatës së Gates, na bën thirrje pafund që lidhen me vëmendjen e veçantë që duhet t’i kushtojmë virusit.
Trump injoron përdorimin e maskës. Basha e vuri i pari maskën në Shqipëri dhe po llahtaris të miturit, teksa shfaqet pareshtur ekraneve televizive me një maskë të përmasave gjigante, në fytyrën e tij të bollshme.
Trump sulmon majtistin globalist Soros. Basha nuk guxon as ta shkojë nëpërmend një gjë të tillë, për dhaskalin e paudhë që i lexon qitape aferash.
Trump flet për një botë të kombeve dhe proklamon terminimin e globalizmit. Basha është predikues i zjarrtë i globalizmit.
Trump thotë dhe këmbëngul të hapen shkollat dhe nxënësit të frekuentojnë normalisht mësimin. Basha është krejt në kahun e kundërt.
Mund të përmendim antiteza pafund të miniaturës politike, apo hazardit politik Basha në qëndrime, krahasuar me idetë dhe qëndrimet e Trump, por duket se asgjë nuk ka më vlerë, teksa fund e ka ky dhe të tjerët.
Në fjalime politike të kryetarit të opozitës, i cili në vitin 2017 rendi si xhore për të bërë një foto të pështirë me Trump, nuk dëgjon asnjëherë të përmendet emri i presidentit të Amerikës, nuk dëgjohet asnjëherë që të merret një shembull nga politikat e Trump për ekonominë, shëndetësinë, shërbimet sociale, apo edhe çështjet migratore. Nuk e kam dëgjuar të ashtuquajturin të djathtë Basha, t’i referohet në ndonjë moment presidentit Trump. Kurrë! Anjëherë të vetme!
Jo vetëm kaq, por kam ditë që pres të bëjë një postim, apo një shfaqje publike televizive, mes së cilës t’i urojë kandidatit të djathtë Trump, fitoren në zgjedhjet e 3 nëntorit, por kjo nuk ndodhi.
A na duhet më shumë për të kuptuar në kë kah është Basha?
Ky është Basha i Sorosit dhe i zhages së Ramës. Ky është Basha, që Partinë Demokratike e ka sipërmarrje dhe Partinë Socialiste dhe qeverinë bankomat. Ky është Basha të cilit iu dorëzua një parti batalion dhe e ka katandisur çetë.
Basha me maskë, me atë napë në fytyrë është sot reali, më i vërtetë se kurrë, me maskë, i demaskuar.
Një maskë që i mbylli gojën edhe për dy fraza për planetarkun, teksa qindra mijëra shqiptarë në Amerikë dhe kudo në botë, janë sot një armatë shtesë, përkrahësish të tij.
Në vitin 2016 Basha i opozitës, shkoi dhe nderoi me prezencën e tij kandidaten e majtë Hillary Clinton, në konventën e Partisë Demokratike, por nuk denjoi të shkonte në atë të Partisë Republikane dhe kandidatit Trump. Por mos u çudisni, kur sërish, siç bëri edhe në vitin 2016, të rendë i pari në banketin që shtron Ambasada Amerikane për fitoren e presidentit të radhës dhe të zgërdhihet mes të qeshurash falso dhe të japë urimin e rastit për Presidentin Trump.
Maska e Sorosit në fytyrën e Bashës, është personifikimi i së keqes që troket më 25 prill, në një fomë edhe më monstruoze nga kjo me të cilën hasemi sot. Zgjedhjet i ka shitur dhe tani teksa vallaha bërtet, rrit vlerën e pazarit.
Nuk ka shans, asnjëherë dhe për asnjë arsye që ky hazard politik të bëhet kryeministër i shqipërtarëve. Dhe jo vetëm për shkakun tonë, por sepse ky është i dorëzuar, është peng i Sorosit dhe interesave të tij personale. Mjer ata që nuk e kuptojnë, akoma më mjeranë ata që e kuptojnë, por për interesa personale dhe meskine e pasojnë.
“Disa herë pyes veten me habi, nëse botën e qeverisin disa të zgjuar që na e hedhin, apo disa idiotë që flasin seriozisht.” (Mark Twain)