Virologu i ‘Cambridge’ na Thotë se ‘Lockdown’-et Janë Mashtrimi më i Madh!

Dr.Roger Hodkinson jep një qortim të ashpër për përgjegjësit e menaxhimit të të ashtuquajturës Pandemi COVID-19.

Virologu nga Universiteti i Kembrixhit ka kritikuar urdhërat e imponuara nga qeveritë dhe masat e bllokimit, duke e cilësuar izolimin si “mashtrimi më i madh i bërë ndonjëherë”.

Dr.Roger Hodkinson, një nga ekspertët kryesorë të sistemit shëndetësor në Kanada, shkaktoi stuhi pas një fjalimi për pandeminë e Coronavirus-it në një komitet të këshillit të qytetit të Edmonton. Mjeku argumentoi se të gjitha bizneset duhet të lejohen të qëndrojnë të hapura dhe jeta t’i kthehet normalitetit, siç rekomandon edhe Deklarata ‘Great Barrington’. Deklarata u shkrua nga një perspektivë globale e shëndetit publik dhe humanitar, me shqetësime të veçanta rreth asaj sesi strategjitë aktuale COVID-19 po i detyrojnë fëmijët, klasën punëtore dhe të varfërit, që të mbajnë barrën më të rëndë. Dr.Hodkinson këmbëngul se virusi nuk është më i keq se një “grip i keq” dhe i tha komitetit se duhet të ndiqte doktrinën e përcaktuar në deklaratë.

Hodkinson, një Anëtar në Kolegjin e Patologëve Amerikanë, u ka thënë zyrtarëve të qeverisë Kanadeze se izolimet dhe urdhërat për mbajtjen e detyruar të maskës janë skandaloze dhe mashtrimi më i madh i kryer ndonjëherë ndaj një publik që nuk dyshon.

Në një klip audio të regjistruar në fshehtësi, të takimit të tij me Komunitetin Albertan dhe Komitetin e Shërbimeve Publike, Hodkinson së pari shpjegon kredencialet e tij. Ai shpjegon se përveç të qënit mjek, ai është gjithashtu CEO i një kompanie bioteknike që prodhon teste COVID-19, duke thënë: “Unë di pak për këtë çështje… Ekziston një histeri publike krejtësisht e pabazuar, e nxitur dhe e drejtuar nga Media dhe politikanët. Ky është akt i egër, ky është mashtrimi më i madh i kryer ndonjëherë ndaj një publiku që nuk dyshon”.

Dr.Hodkinson i tha të pranishmëve në takim se: “nuk ka absolutisht asgjë që mund të bëhet për të ndalur këtë virus, përveç mbrojtjes së të moshuarve, njerëzve më të prekshëm. Duhet të mendohet si të jetë një sezon gripi dhe kaq.

Ky virus nuk është Ebola, nuk është SARS. Është politikë që luhet me medikamente dhe kjo është një lojë shumë e rrezikshme…

Maskat janë krejtësisht të padobishme dhe nuk ka asnjë bazë provash për efektivitetin e tyre. Asnjë! Maska letre, apo maskat prej pëlhure po shndërrohen në sinjal ‘virtyti’. Ato madje nuk mbahen në mënyrë efektive prej njerëzve, shumicën e kohës. Kjo është krejtësisht qesharake.

Duke parë këta njerëz fatkeqë, të paarsimuar – nuk po e them këtë në kuptim pezhorativ – duke parë këta njerëz që ecin përreth si ‘minjtë e veriut’, duke iu bindur pa ndonjë bazë njohurie, urdhërit për mbajtjen e maskës. Distancimi shoqëror është gjithashtu i padobishëm, sepse COVID përhapet nga aerosolet, të cilat udhëtojnë 30 metra, apo më shumë, enden në ajër, para se të ulen.

Rezultatet pozitive të testeve nuk nënkuptojnë një infeksion klinik, por thjesht shërbejnë për të nxitur histerinë publike.

E vetmja gjë që duhet të bëhet është të mbrojmë të prekshmit dhe t’iu japim të gjithëve, por kryesisht pleqve, Vitaminë D, çdo ditë, e cila është treguar se zvogëlon rrënjësisht gjasat e infektimit.

Dhe rreziku i vdekjes për moshat nën 65 vjeç, është 1 në 300,000.”

Më pas virologu iu drejtua përgjegjësve të kësaj situate, duke theksuar se të gjitha masat që po ndërmarrin, janë krejtësisht qesharake, duke pasur parasysh pasojat që vijnë nga masat kufizuese.

3 Comments

  1. Gjithcka e shkruar me lart eshte e vertete .
    Populli thote :-“E verteta zhytet,por nuk mbytet”Le te bashkohemi , te luftojme se bashku per t’a nxjerre ne drite.
    Ju faleminderit, respekt per ju!

  2. whoah this blog is great i love studying your articles.
    Stay up the great work! You already know, lots of individuals are
    searching around for this info, you could help
    them greatly.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gabimi Fatal i Ramës: Kapi Karremin "Basha anti-UÇK", Hedhur nga Berisha & Meta.

Next Story

Dolën Traktorët në Danimarkë - Zemërimi i Fermerëve: "Me Masat për Virusin nuk Respektoni Kushtetutën"!

Latest from Opinione