Shteti i Georgia përfundimisht do të ri-rinumërojë votat e zgjedhjeve presidenciale, duke vërtetuar kështu fjalën e presidentit Trump, i cili paralajmëroi për zhvillime të rëndësishme në shtetin tradicionalisht republikan, pavarësisht se pas një alalumi ky shtet kishte shpallur fitues Biden-in.
Në një deklaratë të tij, Trump thotë: “Përqëndrojmë të gjithë kujdesin dhe përpjekjet që çdo gërmë e kushtetutës dhe ligjeve të shtetit të Georgia-s të mbrohen dhe zbatohen, duke ju ritheksuar se do të numërohen vetëm votat e ligjshme”.
Ministri i brendshëm i shtetit Brad Raffensperger njoftoi komisionet e numërimit të përgatiten për rinumërim, ndërsa ftoi partitë të dërgojnë vëzhgues në sallat e numërimit të votave.
Ri-rinumërimi do të bëhet mes përdorimit të skanerave që lexojnë dhe ndajnë votat, por nuk do të bëhet verifikim i firmave.
Ligji lejon rinumërim, kur ndryshimi mes dy kandidatëve është më i vogël se 0,5% dhe në Georgia avantazhi i Biden ishte vetëm 0,2% ose 12,670 vota.