George Soros – Gënjeu për Lidhjet e tij me Kompaninë ‘Dominion’, të Sistemit Software të Zgjedhjeve Presidenciale!

/

Një prodhues i sistemeve elektronike të votimit, i lidhur me miliarderin George Soros, është kapur duke gënjyer për lidhjet e tij me Sistemin e Votimit ‘Dominion’.

Sipas një raportimi të ditës së diel, kompania e interesave të huaj ‘Smartmatic’ që liçenson teknologji votimi, lidhet me kompaninë kontraverse që menaxhoi territorialisht pjesën më të madhe të shteteve në zgjedhjet e fundit në Amerikë. ‘Smartmatic’ ka patur në pronësi edhe ‘Sequoia Voting Systems’, por iu hoqën aksionet nga kompania e SHBA-ve pas një vendimi gjykate të vitit 2007, por kjo pjesë e kësaj kompanie në Amerikë, u ble në vitin 2010 nga kompania ‘Dominion’.

Ndërsa kompania ‘Smartmatic’ kishte mohuar lidhje të saj me ‘Dominion’, një intervistë jo e largët, por e vitit 2015, e drejtuesit të saj Mark Malloch Brown, na tregon që sa më lart është një mashtrim. ‘Smartmatic’ vazhdoi të liçensonte teknologjitë e ‘Dominion’.

Gjithashtu, vlen të theksojmë se drejtuesi i kësaj kompanie Mark Malloch Brown ka qënë anëtar në disa borde të disa Organizatave të George Soros. Ja dhe “rastësia” aspak e rastësishme!

“Fakti është që, po, një pjesë e teknologjisë është liçensuar për Dominion, por më thoni një kompani të madhe që nuk përdor liçensime të pjesshme nga kompani të tjera më të vogla” – ka thënë drejtuesi i ‘Smartmatic’dhe ne kemi një liçensë, për atë copëz të teknologjisë që nënshkruajmë marrëveshje”. (Marrëveshja që lidhen pra, me menaxhimin e sistemit të votimeve).

Soros qënka ngushtësisht i lidhur me kompaninë në fjalë, e cila ka bërë manipulimin e votës, drejtuesi i së cilës, ka qënë anëtar bordesh në disa organizata të tij.

Fakte dhe prova dalin në pah ditëpasdite, që na bindin për manipulimin që ka ndodhur me zgjedhjet në Amerikë, por që na lënë të kuptojmë që pasi gjithçka të vërtetohet nga organet përkatëse shtetërore, më pas do të ketë përgjegjës dhe këta të fundit do të gjykohen sipas rastit të shkeljes ligjore, si dhe për çdo rast të provuar dhe faktuar. Një ndër ta, duket se do të jetë edhe Soros!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kina Sugjeroi Zyrtarisht "Shenjëzimin" e Njerëzve Globalisht me 'Barcode', mes një "Vaksine të Çertifikuar" për Coronavirus-in!

Next Story

Skandali Elektoral në Michigan me Shifra, që Përmbys të Majtët!

Latest from Info