Samiti i Tetorit i Kryeministrave të BE-së, nën Hijen & Frikën e Spiunazhit!

Frika për spiunazh mbizotëroi Samitin e Kryeministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian në tetor 2020. Kryeministrave të vendeve u është kërkuar të mos fusin në sallën e Samitit as telefonat celularë dhe as tabletat e tyre.

Kjo kërkesë nga presidenti i Këshillit Europian, u bë për të ruajtur “sekret” bisedimet mes udhëheqësve të BE-së për çështjen Brexit, nga “veshët e padukshëm” të shërbimeve inteligjente britanike.

Siç edhe transmeton David M. Herszenhorn në “Politico”, aparaturat celularë dhe tabletat e udhëheqësve të qeverive u grumbulluan në katin e pestë të godinës Europa, në dollape të veçanta për secilin.

Samiti pra u zhvillua pa prezencë celularësh dhe tabletash, duke shmangur mundësinë e çdo transmetimi direkt, apo inçizimi të takimit.

Fenomene të pahasura më parë, që flasin shumë, për atë që po ndodh në dhe me Bashkimin Europian.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA: Masa të Ashpra për Ndalimin e Hyrjes së Anëtarëve të Partisë Komuniste Kineze në Amerikë.

Next Story

Duma në "Dhomën e Ulët" Televizive të Eni Vasilit, ku Frroku u bë Çup!

Latest from Info