U Vërtetua Manipulimi i Makinerive Dominion – Fitorja e Trump e Sigurtë – Shoqërohet me Arrestime.

Gjenerali Flyn i kërkon Presidentit Trump të shpallë menjëherë ligjin ushtarak, deri në përmbyllje të rinumërimit të votave, rinumërim që duhet të ndiqet dhe survejohet nga ushtria. I kërkoi gjithashtu që të mbyllë të gjitha rrjetet e mashtrimit publik, atë që e quajmë Media, për shkaqe sigurie kombëtare.

Këto pas të dhënave të para që po jep Grupi i Avokatëve të Presidentit Trump, teksa po auditon makineritë e votimit dhe numërimit të kompanisë “Dominion”, që ishte përzgjedhur pët të ofruar shërbimet e saj të teknologjisë elektorale (software), audit që vërteton katërcipërisht vjedhjen dhe manipulimin e votës nga të majtët.

Media nuk flet për manipulimin, Media nuk flet për të vërtetat dhe ato që realisht ndodhin. Mos dëgjoni më Media, mos lexoni më media-t kryesore, përzgjidhni me kujdes burimin e informacionit.

Kur njëra prej gjykatave, apo kur në fund Gjykata Supreme të shpallë mes një vendimi që në zgjedhjet e nëntorit ka manipulim dhe vjedhje, siç dhe e kemi thënë në mënyrë të përsëritur, pashmangshmërisht dhe detyrimisht do të pasojnë akuza, gjykime, arrestime dhe dënime penale.

Duket që nga e gjithë kjo situatë Joe Biden të jetë në amok dhe në panik total dhe po bën tentativat e para, pët të ardhur në kontakt me stafin e Presidentit Trump, për t’i siguruar ata se do e pranojë humbjen menjëherë, se nuk do të bëhet ai shkak për përplasje brenda Amerikës, teksa di që radikalët e majtë do të përpiqen t’i vënë flakën Amerikës (edhe pse nuk do munden) dhe të gjitha këto, duket të jenë tentativa për të shpëtuar kokën.

Ditë plot ritëm dhe adrenalinë politike anti-globaliste kanë ardhur. Gjithçka tani është çështje kohe. Gjithçka e kronometruar dhe e mirëllogaritur.

Trump mesa duket i la të vidhnin dhe të manipulonin, ngriti në mënyrë perfekte skemën e përgjimit dhe survejimit të gjithçkaje organizonin të majtët, për t’i bërë që të nxjerrin fytyrën e vërtetë, por edhe për të gjetur tashmë të gjithë mbështetjen ligjore, mbi aktet penale që vetë kryen.

Që këtej e tutje, me dhe për çështjen e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, nuk ka rrugë të mesme përballjeje mes palëve, nuk ka as goditje të latuara, as amnezi politike, ka vetëm zjarr dhe hekur.

U erdhi fundi, e dinë! Po rendin vallaha me ca vaksina, vallaha me ca masa kufizuese, po përpiqen të shkërmoqin ekonominë. Përpëlitje i kanë, janë ato përpëlitjet e fundit të bishës së plagosur rëndë dhe që e ka kuptuar që fundi i vërtitet si hijenë, derisa sa ta përpijë.

Zemrat lart, me besim në Perëndi dhe me shumë solidaritet mes tonë, sepse po hyjmë në një epokë të re!

8 Comments

  1. I am extremely impressed along with your writing skills and also with the layout on your blog.
    Is this a paid topic or did you modify it your self?
    Anyway stay up the nice quality writing, it is rare to look a nice weblog
    like this one nowadays..

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump: "Ngjarje të Mëdha do të Ndodhin, në Ditët në Vijim!"

Next Story

Komiteti i Inaugurimit Dështon të Miratojë Rezolutën e Pranimit të Joe Biden si President i Zgjedhur!

Latest from Opinione