Trump: “Ngjarje të Mëdha do të Ndodhin, në Ditët në Vijim!”

Presidenti Donald Trump u tha reporterëve para pak, se njerëzit mund të presin “të shikojnë ngjarje të mëdha të ndodhin” në ditët në vijim.

Një proçes zgjedhor i manipuluar, “mendoj se është rasti në fjalë” – u tha Trump-i reporterëve në Shtëpinë e Bardhë. “Dhe tani e dimë fare qartë se çfarë mund të bëjmë me këtë manipulim. Por do të shikoni të ndodhin ngjarje të mëdha në ditët në vijim.”

Ai nuk elaboroi diçka më ekzakte.

Presidenti Trump iu përgjigj pyetjes rreth strategjisë së tij, pas votës elektorale në Kolegjin Elektoral, që është planifikuar për në datën 14 dhjetor.

“Zgjedhjet ishin totalisht të manipuluara dhe të vjedhura. Është një turp për vendin tonë” – tha Trump. “U bëmë si vendet e botës së tretë. Vota që hynin dhe penetronin nga kudo, duke përdorur makineri numërimi që askush nuk ua di pronësinë, që askush nuk i njeh dhe nuk ka dijeni për teknologjinë që mbartin. Të gjitha makineri me matrica jo funksionale, të dëmtuara. Matricat e tyre nuk ishin as matrica. Ishin makineri të programuara për të shuar, hequr, fshirë me mijëra vota për mua dhe për të shtuar vota për kundërshtarin tim. E provuar tashmë.”

Duke filluar nga fundi i nëntorit, grupi i avokatëve dhe juristëve të Presidentit Trump nga disa shtete “kyç”, këmbëngulin se legjislaturat kanë fuqinë sipas Kushtetutës së SHBA-ve të zgjedhin elektorët e tyre. Grupi ligjor prezantoi gjithashtu në këto javë me mijëra raste të intimidimit, ndërrimit të votës, vjedhjes së saj, manipulimit të votës, futjes së votave të tepërta nëpër kuti, deri edhe vota personash të vdekur, vota që duheshin deklasifikuar nga numërimi, por nuk u hoqën, duke nxjerrë kështu, në disa shtete, statistika elektorale të parregullta, në thelb të paligjshme.

Sekretarët e Shteteve në disa shtete thanë se nuk kishin mjaftueshëm evidenca për manipulim elektoral, që t’i bindtte ata për përmbysje të rezultatit. Absurde, teksa shumica e evidencave janë me figurë, mes regjistrimesh.

Gjatë fundjavës që kaloi, një gjykatës në Michigan lejoi që dy dyzina nga Sistemi i Votimit të Makinerive ‘Dominion’, në Antrim County, të lejoheshin të auditoheshin nga grupi ligjor i Presidentit Trump. Hetimi dhe auditi u bë, por tashmë nuk po vjen një përgjigje nga autoritetet e Antrim County, që duhet të pranojnë se ka manipulim të hapur, të pashoq dhe se makineritë janë problematike (të parregullta).

Jenna Ellis, avokate e Trump tha për Fox News se grupi ligjor po punon për të çuar paditë në Gjykatën Supreme, por edne janë duke lobuar që Shtetet të vënë në funksion legjislacionin e tyre, në Arizona, Georgia, Michigan dhe Pennsylvania. Ndryshueshmërisht, nëse nuk i përmbahen as legjislacionit të shteteve të tyre dhe thyejnë ligjet e vetë shteteve, do i drejtohen Gjykatës Supreme dhe më pas përgjegjësinë do e mbajnë të gjitha hallkat e legjislativit nëpër shtete, guvernatorët dhe sekretarët e shteteve, si dhe e gjithë trupa e sistemit të drejtësisë, në të gjitha nivelet, që po merr vendime antiligjore, teksa duket se në akord të plotë të gjithë po veprojnë kundër ligjit.

Gjëra të mëdha, ngjarje të mëdha, vijnë…!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

George Soros Tregon Dhëmbët: Mesazh Biden-it për Faktin se Kush Është Boss-i!

Next Story

U Vërtetua Manipulimi i Makinerive Dominion - Fitorja e Trump e Sigurtë - Shoqërohet me Arrestime.

Latest from Info