Komiteti i Inaugurimit Dështon të Miratojë Rezolutën e Pranimit të Joe Biden si President i Zgjedhur!

/

Komiteti i Inagurimit të Presidentit i Kongresit nuk e votoi rezolutën për njohjen e Joe Biden si President i Zgjedhur, teksa Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe Republikanët kanë sfiduar proçesin zgjedhur me një seri padish penale për manipulim dhe vjedhje votash.

Një Komitet bipartizan që nuk mund të merrte kurrsesi një vendim ndryshe dhe mesa duket ka mbizotëruar logjika mbi faktet, të vërtetat dhe dëshira për të mbrojtur dhe për të mos cënuar imazhin e Amerikës.

Komiteti përbëhet nga 3 Republikanë dhe nga 3 Demokratë me përfaqësues nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, duke përfshirë edhe vetë kryetaren: Nancy Pelosi (D-Calif.), Kevin McCarthy (R-Calif.), Mitch McConnell (R-Ky.), Steny Hoyer (D-Md.). Roy Blunt (R-Mo.) dhe Amy Klobuchar (D-Minn.), janë anëtarë të Komitetit.

“Nuk është puna e Komitetit caktimi paraprak i fituesit të zgjedhjeve, për të përgatitur ceremoninë e inagurimit” – tha Blunt. Komitetit i mbetet të sigurojë një ceremoni të sigurtë inagurimi, pa caktuar emrin e Presidentit.

Në Amerikë nuk ka ende President të Zgjedhur, pavarësisht se çfarë thonë Media-t në shërbim të së majtës amerikane. Në 14 dhjetor Kolegji Elektoral do të mblidhet dhe do të kalojë në votim dhe presidenti do të betohet më 20 Janar 2021. Ka ende ditë dhe rrugë proçedurash ligjore dhe administrative, për të shkuar tek përcaktimi i Presidentit dhe inagurimi.

Rezoluta pra, për përcaktimin e Biden si President i Zgjedhur ra, dështoi, nuk u miratua, që do të thotë, që brenda së majtës ka tashmë persona të zgjedhur që po vendosin argumentijn dhe logjikën mbi gjithçka, si dhe nuk po u binden urdhërave pedantë të kupolës së majtë.

Biden mund të jetë vetëdeklaruar President i Zgjedhur, por vetëm i tillë nuk është dhe ky ishte një vendim shumë i rëndësishëm për të djathtën, që i vendos kështu një fre revanshit të majtë për absurde, në një kohë që kanë manipuluar dhe vjedhur zgjedhjet në Amerikë, fakt që duhet t’i çojë në hetim, gjykim dhe ndëshkim.

Beteja ligjore vazhdon dhe padyshim, do të fitojë e drejta dhe e djathta.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

U Vërtetua Manipulimi i Makinerive Dominion - Fitorja e Trump e Sigurtë - Shoqërohet me Arrestime.

Next Story

Gjykata Supreme e SHBA-ve Përmbysi Vendimin e Rezultatit të Zgjedhjeve në Pennsylvania!

Latest from Info