Anglia Kalon në Lockdown Total!

Anglia kthehet në lockdown total: Boris Johnson kalon në alarmin e marsit të vitit të kaluar, duke diskutuar që shkollat do të mbeten të mbyllura për disa muaj, teksa rastet e të prekurve me Covid po rriten eksponencialisht, duke arritur rekord me 58,784 raste të reja dhe 407 vdekje.

Boris Johnson deklaroi një tjetër mbyllje brutale, një tjetër lockdown kombëtar, teksa rastet janë rritur ndjeshëm dhe shpërndarja e vaksinës nuk është e aftë për të ndalur valën e të infektuarve.

Shkollat do të mbeten të mbyllura, si dhe punonjësit kryesorë në institucione dhe në sektorin privat nuk do të shkojnë në punë, me përjashtim të veprimtarive që operojnë në terren të hapur.

Kryeministri anglez do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur Sistemin e Shërbimit Shëndetësor dhe për të shpëtuar jetë njerëzish.

Mesa duket lirimi i masave kufizuese gjatë periudhës së Krishtlindjeve ndikoi në përhapjen në masë të virusit dhe në rritjen e menjëherëshme të rasteve të të prekurve.

Detajet e këtij lockdown-i kombëtar do të vijnë pas një deklarate publike që do të bëjë kryeministri anglez mbrëmjen e sotme.

Por nga ana tjetër një pjesë e madhe e opozitës politike, por edhe e Shoqërisë Civile i mëshojnë faktit se mbylljet totale, nga eksperienca edhe e së shkuarës, nuk kanë sjellë efektet e pritura, përkundrazi një tjetër lockdown kombëtar në këtë pandemi do ta çojë drejt regresit ekonominë, por edhe do të çmobilizojë dhe do i detyrojë njerëzit t’i largohen jetës aktive dhe veprimtarive të së përditshmes.

2 Comments

  1. This is fucking ridiculous I think boris Johnson have no idea how to operate and it’s so sad that all this it lead to big fake lier. I dont have no idea how the country will survive the second lock down and the economi will full dramatically .

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

6 Janar: 11 Senatorë Republikanë do të Sfidojnë Rezultatet e Kolegjit Elektoral në Kongres!

Next Story

6 Janar 2021, Uashington: Marshim për Trump! Stop Vjedhjes! Jo Çertifikimit! (Video)

Latest from Info