“Black Lives Matter” Nominohet për Çmimin Nobel!

/

Një anëtar i parlamentit norvegjez ka nominuar lëvizjen “Black Lives Matter” për një çmimin Nobel për Paqen, duke përmendur kërkesat e tij për një ndryshim sistemik të zbatimit të ligjit, në të gjithë globin.

Petter Eide, një anëtar i Partisë Socialiste të Majtë të Norvegjisë, beson se organizata terroriste, për pjesën më të madhe të amerikanëve, “Black Lives Matter”, nuk është e tillë, përkundrazi BLM sjell në vëmendje çështje mbarëbotërore që lidhen me racizmin dhe pabarazinë.

“Ata kanë pasur një arritje të jashtëzakonshme në ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjes globale në lidhje me padrejtësinë racore” – tha Eide. “Ata kanë qenë në gjendje të mobilizojnë njerëz nga të gjitha grupet e shoqërisë, jo vetëm afro-amerikanë dhe jo vetëm njerëz të shtypur, por ka qenë një lëvizje e gjerë komunitarisht, që ka operuar në një formë krejt tjetër krahasuar me paraardhësit e tyre.”

Në lidhje me faktin nëse lëvizja ka qenë apo jo paqësore, Eide pohoi se “studimet kanë treguar se shumica e demonstratave të organizuara nga Black Lives Matter kanë qenë paqësore. Sigurisht që ka pasur incidente, por shumica e tyre janë shkaktuar nga policia”, deklaron norvegjezi, sipas “The Washington Examiner”.

Sipas PCS, trazirat e shkaktuara nga BLM në Amerikë në muajt maj, qershor dhe korrik 2020, kalojnë vlerën e 2 miliardë dollarëve. Kjo lëvizje pra, që sot nominohet për Çmimin Nobel për Paqen, shkatërroi pasurinë dhe pronën private të mijëra amerikanëve, shkatërroi pronën publike, rrëzoi monumente dhe statuja, dhunoi historinë dhe personalitete të saj, ushtroi dhunë ndaj shtetit dhe organeve të rendit, si dhe kreu me disa dhjetra akte të tjera të paligjshme.

Por ja që në kohën e absurdit, ka fatkeqësisht në legjislativin e disa vendeve europiane, të zgjedhur që mbështesin dhunën dhe jo vetëm kaq, e nominojnë dhunën si burim paqeje.

Kohë diabolike!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gates: "Të Gjejmë Mënyra Kontrolli të Sjelljeve të Atyre që Janë Kundër 'lockdown'-it, Vaksinës etj."

Next Story

Basha me Urimin "Copy - paste" - Fytyra e Desantit!

Latest from Info