Thesprotja që Magjepsi Ali Pashën

/

Zonja Vasiliqi!

Një bukuri thesprote, skllave e Ali Pashës dhe më vonë gruaja e tij.

Vasiliqi Kontaksi lindi në Plesivitsa të Filiatit në vitin 1789 dhe ishte e bija e prefektit të zonës Kitsos Kontaksis dhe motra e prijësit Georgios Kitsos dhe Simos Kontaksis. Një biznes i pistë me prodhim monedhash të falsifikuara, ku ishte i përfshirë i ati dhe banorët e Plisivitsa, e afroi atë me Ali Pashën, kur ishte vetëm 12 vjeç.

Vasiliqia e vogël kërkoi mëshirë për të atin e arrestuar nga sundimtari i vjetër i Epirit. Aliu, i mahnitur nga bukuria e saj, jo vetëm që i fali jetën të atit, por i urdhëroi njerëzit e tij që të mos e shqetësonin më fshatin. Çmimi për Vasiliqinë ishte që të bëhej xhevahiri i çmuar i haremit të Ali Pashës, i cili në vitin 1808 u martua me të, pavarësisht kundërshtimeve të gruas së tij të parë Emine.

Vasiliqia e përdori fuqinë e saj për të mirën e të krishterëve, shumë prej të cilëve i hoqi në momentin e fundit nga duart e xhelatit. I tillë ishte ndikimi i saj mbi Aliun, saqë ajo jo vetëm që nuk u konvertua në Islam, por kërkoi dhe ia doli që një dhomë në harem të shndërrohej në një kishëz, me një prift të rregullt. Ndikimi i Vasiliqisë tek Ali Pasha u përjetësua nga muza popullore, në këngët tradicionale me atë që njihet si:

“Komandon Vasiliqia, Vezir Ali Pashën
digjeni Janinën, verjani flëakën…”

Vasiliqia i qëndroi besnike Ali Pashës në momentet e tij të fundit në Manastirin e Shën Pantelimonit në liqenin e Janinës, ku ishte strehuar nga të besuarit e tij, në dhjetor 1821, të ndjekur nga njerëzit e Hursit Pashës. Pak para se të jepte frymën e fundit, Aliu urdhëroi këshilltarin e tij sekret Thanasis Vaja ta vriste Vasiliqinë, në mënyrë që ajo të mos kapej peng nga armiqtë e tij. Vaja, një figurë kondraverse e helenizmit, e panjohur pse nuk e mbajti premtimin dhe nuk e vrau, por ndoshta sepse Vasilikia dinte sekretin e thesareve të Pashait të Janinës.

Në shkurt 1822, Vasiliqia dhe Thanasis Vaja u arrestuan dhe u çuan robër në Kostandinopojë. Atje, Patriarku Anthimos III me ndihmën e lidhjes së kasapëve (Vaja kishte punuar si kasap) arriti të lironte Vasiliqinë, me kusht që ajo të jetonte brenda Patriarkanës dhe të ishte nën mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e tij. Gjatë qëndrimit të saj gjashtëvjeçar në Patriarkanë, duket se ajo ra në kontakt me persona të përfshirë në “Shoqërinë e Miqve” që organizuar revolucionin grek.

Pas betejës detare të Navarinos, autoritetet osmane e internuan atë së bashku me vëllain e saj Simos dhe Thanasi Vajan në Proussa (mars 1828). Në tetor 1829 iu dha leja të ktheheshin në Greqi.

Vasilikia fillimisht u vendos në Nafplio. Atje u takua me guvernatorin Ioannis Kapodistrias, i cili i dha asaj një pronë atje dhe disa prona në fshatin Katohi të Etolisë.

Më 1831, rrugët e saj me Thanasis Vaja u ndanë, kur ai mori një pozicion publik, përkatësisht mbikëqyrës i Fermës së Parë të Tirynthas.

Zonja Vasiliqi gjatë gjithë jetës së saj jetoi e izoluar, apo edhe e përbuzur gjatë pushtimit. Vdiq nga dizenteria në Aitoliko më 11 dhjetor 1834, në moshën 45-vjeçare. Gojëdhënat thonë se vdiq si një e alkoolizuar dhe tejet e varfër, por nuk janë të vërtetuara, pasi ishte prej personave që kishte dijeni për thesaret e Pashait të Janinës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Historia e Tangos

Next Story

Zhvillime Tektonike Gjeopolitike - Rubla e Nesërme si Dollari i Sotëm?

Latest from Info