Basha me Urimin “Copy – paste” – Fytyra e Desantit!

Desanti politiko-partiak, gjendet i dorëzuar tashmë në cerimangën e Ramës (protagonistit në sinkron), që filloi dhe po e zhvesh krye-pd-istin.

Kreu i PD është pikërisht ky! Ky personi që u dërgon demokratëve urime të njëjta, shabllon, ‘copy-paste’, vite me radhë. Ky parashutist politik nuk merr mundimin me stafin e tij të ndryshojë as edhe një mesazh të thjeshtë urimi, e ju prisni të ndryshojë Shqipërinë?! Jo, nuk ndodh! Dhe unë e di që ju nuk prisni ndryshimin, sepse nuk jeni as naivë, as leshko, përkundrazi!

Protagonisti e la edhe sot në hije, desantin e lëshuar nga ajri, por që nuk doli i hajrit… Triumvirati i Tiranës, Rama pra, për disa, blozëri politike e një vendi padyshim të mallkuar, e ka marrë përdore dhe e heq si ogiç këtë bluashkën me rëshirë që e kanë vënë në zyrën e kreut të PD-së. Ky mashtrues nudo, ky i paaftë deri diku me vetëdije, ky çakërdisës i të djathtëve nga partia e tyre, ky ushkuri i Ramës dhe Berishës, materializuesi i praktikave të tjetërsimit tërësor të PD-së dhe kthimit të saj në një opozitë vasale, është një lodër në duart e Ramës.

#Kush_e_Pason_e_Pëson

Ky kryeopozitar që lë mandatet, që largohet nga parlamenti, që nuk merr pjesë në zgjedhje, që ia lë të gjitha pushtetet protagonistit, ky vasal, që pas çdo vallaha shfaqje opozitarizmi merr ndonjë zhage të fuskosur me prerje monedhe 4-shifrore, ky kryetari ‘copy-paste’, më/na kërkon votën! Edhe?

Po kë do të kandidojë ky në Qarkun e Tiranës, në atë të Korçës, Shkodrës dhe në 9 Qarqe të tjera të vendit? Askush nuk di asgjë, për askënd! Edhe pse më pakl se 30 ditë! Cilët janë të zgjedhurit e tij kandidatë dhe programet e tyre për zhvillimin e Qarqeve dhe vendit? Askush nuk di asgjë dhe asçfarë! Edhe pse vetëm 141 kandidatë, ende jashtë liste.

Ja pra, që nuk i interesojnë zgjedhjet. Por ndoshta deri në qershor 2021, pas humbjes, agregati pret që të ketë zhvillime dhe Rama t’i japë një dorë me zgjedhje të parakohëshme lokale, këtë mendon, dëshiron dhe uron Kryetari ‘copy-paste’ që i duhet një justifikim, që edhe pas humbjes të mos largohet nga posti.

Gjithësesi, zgjedhje do të ketë dhe humbje gjithashtu.

Nga ana tjetër nuk ka shkundëllimë që sjell në vehte një popull ulok, tetraplegjik, një popull që nuk ndryshon në asgjë nga këta surretër që zgjedh dhe u serviloset, por që u shikon vetëm shollën e këpucës, apo mesazhet e vitpasvitshme ‘copy-paste’.

“…Lehni, laro (militantë), kaba: HosanaBaraba…

…Derbeder, ujk e derr: HosanaBaraba…

…O kokuth e lubi: HosanaBaraba…”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Black Lives Matter" Nominohet për Çmimin Nobel!

Next Story

Këshilli i Europës: "Ndalohet Çdo Dallim Kundër Qytetarëve që NUK Dëshirojnë të Vaksinohen!"

Latest from Opinione