Të Gjithë Kërkojnë Iluzionin e Lumturisë, por Filozofi Danez Kierkergaard na Kujton Vlerën e Dëshpërimit!

“Që dikush të jetë i dëshpëruar nuk është diçka e rrallë; jo, është e rrallë, shumë e rrallë të ekzistosh jashtë dëshpërimit”- Soren Kierkegaard.

A është e mundur të besosh se je duke jetuar një jetë të mirë, por në fakt të jesh në një gjendje konstante dëshpërimi? A është përditshmëria, konformizmi dhe ndjekja e statusit social, thjesht një strategji për të mbuluar sa të dëshpëruar jemi, jo vetëm për shkak të gjendjes së botës dhe sjelljes të të tjerëve, por për shkak të mungesës së qëllimit brenda nesh? Cili është një antidot i mirë për dëshpërimin që përndjek kaq shumë njerëz në botën tonë moderne? Filozofi i famshëm danez, Soren Kierkegaard i kushtoi jetën dhe mendjen e tij brilante këtyre pyetjeve. I vetëquajtur “doktori i shpirtit”, Kierkegaard na fton të mendojmë për gjendjen tonë shpirtërore që shpesh e neglizhojmë për t’u marrë me qëllimet meskine të së përditshmes.

“Besimi i përhapur gjerësisht se vetëm ata që e thonë se janë të dëshpëruar janë realisht të tillë është i gabuar krejtësisht”- ka shkruar Kierkegaard në veprën e tij më të fashme “Frika dhe Dridhja: Sëmundja drejt Vdekjes”.

Tradicionalisht dëshpërimi është përkufizuar si mungesa e shpresës, megjithatë sipas Kierkegaard-it dëshpërimi është më shumë se kaq. Dëshpërimi përfaqëson pamundësinë për t’u bërë ai person për të cilin vetvetja jonë 12-vjeçare do të ishte krenar. Një person ndihet në dëshpërim teksa nuk punon për të arritur potencialin e tij dhe e lejon veten të humbasë në objektivat e vegjël të së përditshmes. Kierkegaard e ilustron këtë ide duke thënë se një person nuk është vetvetja, derisa arrin të shndërrohet tek vetvetja e tij. Të ekzistuarit nuk do të thotë automatikisht se ke arritur të jesh TI (në sensin e personalitetit dhe spiritualitetit tënd të plotë). Pa arritur tek vetvetja, mund të jemi veçse në dëshpërim edhe nëse e harrojmë këtë për shkak të kënaqësive afatshkurtra, aq më keq për ne.

Natyrshëm shtrohet pyetja: Si mund të arrijmë tek vetvetja? Kierkegaard ndan parimin sokratik se një jetë e paekzaminuar nuk vlen të jetohet, që do të thotë se në mungesë të leximit, njohjes së fesë, kulturës dhe kërkimit në art jemi thjesht një hije e vetvetes që jashtë nesh përsa kohë vazhdojmë të jetojmë në dëshpërim. Mungesa e vullnetit për të gjetur vetveten shkakton depresionin e shoqërisë sonë moderne. Plotësimi i nevojave tona fizike për ushqim dhe strehim na kanë dhënë iluzionin se nuk na nevojitet njohja dhe shpirtërorja. Kur njeriu kultivohet nëpërmjet njohjes arrin në një “nirvana”, ose moment “eureka” dhe kupton sa thellë ka qenë në dëshpërim. Po ashtu si personi që del nga shpella e Platonit, kuptojmë se ekziston një univers me të panjohura që jemi të ftuar ta zbulojmë.

Pra, kush është vlera e dëshpërimit? Të qenit i dëshpëruar na shtyn të largojmë dy veset që na mbajnë larg vetvetes, që janë konformizmi material dhe naiviteti. Kur jemi në dëshpërim reflektojmë mbi gjendjen tonë dhe shtyhemi drejt ndryshimeve për t’iu larguar atij. Në rast se dëshpërimi mbetet gjithmonë subkoshient do të jemi gjithmonë larg vetvetes, ndaj vetëm një psikologji e rënduar na lejon të shohim realitetin ftohtë dhe të reformojmë vetveten.

Kështu, herën tjetër që do ndjeni peshën e melankolisë dhe dëshpërimit, mos u fokusoni tek dhimbja që shkakton, por tek mënyra si duhet të reformoni jetën për ta tejkaluar.

Shkruar nga: Christoforos Chaskos

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Mijëra Qytetarë Grekë Përpara Parlamentit Kundër Lockdown-it - Sulm i Pashkak nga Forcat Speciale ΜΑΤ - Dhunë Fizike & Gaz Lotsjellës!

Next Story

Fauci: "Maska Deri në Vitin 2022!"

Latest from Opinione