Me Ligjin 4735/2020 u bënë ndryshime të rëndësishme në proçedurën e dhënies së nënshtetësisë greke për të huajt dhe homogjenët. Ligji i ri hyri në fuqi më 1 prill 2021.
Nënshtetas grek mund të bëhet dhe quhet ai/ajo që plotëson disa kërkesa, kërkesa që krahasuar me ligjin e mëparshëm për nënshtetësinë greke janë thjeshtuar dhe lehtësuar, por është vendosur si pikë e parë dhe e panegociueshme njohja e mjaftueshme e gjuhës greke dhe historisë.
Përsa më sipër janë hapur 8 qendra, në 8 qytete të ndryshme të Greqisë, ku do të mund të japin provimin e gjuhës greke, të gjitha ata që do të duan të kërkojnë apo aplikojnë për nënshtetësinë greke.
Diskutimet në komisionin e Çështjeve të Brendshme të Parlamentit Grek, bëjnë fjalë edhe për një udhëzim shtesë, që do i pasojë ligjit, për të gjithë ata që sot janë nënshtetas greke, që konsiston në atë se: ata që janë nënshtetas grekë, do të kalojnë nga një intervistë, në Prefekturat ku janë të regjistruar, mes së cilës do u provohet njohja e gjuhës greke. Nëse nënshtetasit grekë nuk do të provojnë dot mes intervistës me gojë, njohjen e mjaftueshme të gjuhës, do u jepet një afat kohor për ta mësuar atë (gjuhën), me detyrim, duke u caktuar atyre një datë tjetër interviste verifikimi për njohjen e gjuhës.
Greqia duket se po lehtëson si kurrë më parë dhënien e nënshtetësisë greke për të huajt dhe homogjenët.