Shqipëria Tjetër – Berisha “non grata”, Basha “sfata”!

Pas humbjes së thellë të 25 prillit 2021 në Zgjedhjet Parlamentare të Partisë Demokratike (e tillë vetëm në emërtim statutor), sot mes vendimit të DASH-it për të shpallur ish-Presidentin, ish-Kryeministrin, ish-Kryetarin dhe Kryetarin “de facto” të Partisë Demokratike, person “non grata”, fillon edhe një periudhë e re, në thelb ndryshe për Shqipërinë buzë Adriatikut.

Pas këtij vendimi shumëkush mendon se do të hapet “Kutia e Pandorës” në moçalin e politikës shqiptare.

Shtetet e Bashkuara hapur mes këtij akti folën dhe deklaruan suportin maksimal ndaj Qeverisë aktuale shqiptare, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, me të cilën dhe mes së cilës filluan reformën në sistemin e drejtësisë, një rrugë që tashmë duket se është pa kthim dhe se do të marrë në ingranazhet e saj bluajtëse qindra persona të korruptuar, që këtij vendi i dhanë fizionominë e një anarkie me “institucione” dhe “legjislativ”, që anarkisë hajdute i jepnin legjitimitet.

Sa më sipër konsolidonte edhe bindjen tonë në fitoren e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Këtë goditje ‘knock out’ dhënë Berishës nuk e priste askush, ndoshta as edhe vetë Basha që deri diku ka patur disa informacione, ka patur pak sinjale lidhur me çështjen, të cilit ndoshta i është kërkuar edhe bashkëpunimi për të arritur këtu. Dhe bashkëpunoi mjaftueshëm duke atrofizuar Partinë që drejtonte dhe drejton dhe e çoi atë drejt humbjes, duek ja bërë tejet të lehtë fitoren Ramës dhe PS-së. Por një gjë është tashmë e sigurtë, që më të pasigurtët nga të gjithë janë Basha dhe të gjithë Ministrat e ish Kryeministrit Berisha, si dhe e gjithë kupola e Partisë Demokratike.

19 maj 2021, ditë historike, teksa kalon nën shqyrtim një prej implementuesve të Katovicës. Dita e parë e zhdukjes, shkrirjes graduale të Partisë Demokratike.

DASH-i i Presidentit Biden, që Basha ishte i pari politikan shqiptar që e uroi për fitoren, ende pa u çertifikuar fitorja e tij, sot i futi në morsën e hetimit Atin e tij Politik.

Mbetet t’i themi Bashës se krahasuar me SHBA-në e Biden, që sot shpall konstatimin për korrupsion të Berishës, zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri ishin të një standarti më të lartë, krahasuar me ato të Amerikës, në të cilat qindra mijëra të vdekur votuan për Biden, gjë që nuk ndodhi në Shqipëri.

Teksa uronte Biden, Bashës nuk i mbetet asgjë tjetër veçse të urojë Ramën për fitoren dhe Amerikën për Reformën në Drejtësi.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

BE Jep 484,2 Milionë Euro Ndihmë Financiare për 20 Vende për t'u Përballur me COVID-19 - Në Listë edhe Shqipëria!

Next Story

Rama Rinovon Vetveten e tij Politike Duke Larguar Bashën nga Kreu i PD-së - Agron Shehaj po Vjen, me Ndihmën e "të Gjithëve"!

Latest from Opinione