Një në pesë qytetarë të BE-së është në rrezik të prekë pragun e varfërisë dhe përjashtimit social, sipas shifrave të Eurostat për vitin 2021, të publikuara sot.
Në veçanti, në vitin 2021, 95.4 milionë njerëz në Bashkimin Evropian, që përfaqësojnë 21.7% të popullsisë, ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, pra që jetonin në familje që përballeshin me të paktën një nga tre rreziqet e varfërisë dhe përjashtimit social (rreziku i varfërisë, privimi material dhe social dhe/ose të jetuarit në një familje me intensitet shumë të ulët pune).
Statistikat kanë një rritje të lehtë në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020 (94.8 milionë, 21.6% e popullsisë).
Në mesin e 95.4 milionë njerëzve në BE që u përballën me rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social, rreth 5.9 milionë (1.3% e popullsisë totale) jetonin në familje që përballeshin me të treja rreziqet e varfërisë dhe përjashtimit social në të njëjtën kohë.
Në vitin 2021, 73.7 milionë njerëz në BE ishin në rrezik të varfërisë, ndërsa 27 milionë u përballën me privim të të mirave materiale dhe sociale dhe 29.3 milionë jetonin në një familje me intensitet të ulët pune.
Të njëjtat statistika për vitin 2022, në një analizë paraprake bërë nga Eurostat, mendohet se do të jenë të afro dyfishuara. Domethënë pritet që 150 milionë njerëz në Bashkimin Europian do të prekin pragun e varfërisë.