Në Prag të Luftës Turqia me Greqinë – Do të Godasë NATO Turqinë në Rast Sulmi?

Turqia kërcënon dhe paralajmëron për luftë Greqinë çdo ditë, si dhe cënon sovranitetin territorial të Greqisë nga ajri dhe nga deti në mënyrë të përsëritur.

Pala greke ka qëndruar në një pozicion të tërhequr, deri para dy javësh, duke gjykuar se nuk do të duhet të nxiste më tej tendencat për përplasje të Presidentit turk Erdogan, nuk duhet të pasonte propagandën e tij kërcënuese, e thënë thjesht “nuk duhet të kapte karemin”, por duket që ky qëndrim e ka dëmtuar Greqinë, teksa në sytë e Turqisë është përkthyer si dobësi e palës greke përballë një “potence” ekonomike dhe ushtarake që pretendon Turqia të jetë.

Në krah të Turqisë duket të jetë, çuditërisht, NATOja që po mban një qëndrim asnjanës, të heshtur dhe është tejet indiferente për një tension faktik mes dy shteteve anëtare të saj, që direkt cënon dhe rrëzon marrëveshjen e anëtarëve të NATOs, si dhe vë në dyshim funksionin real të NATOs edhe brenda territoreve të shteteve sovrane anëtare të Aleancës më të fuqishme ushtarake globalisht.

Jo vetëm kaq, NATO deri më sot i ka qëndruar në krah Presidentit turk, teksa nuk ka kundërshtuar asnjëherë asnjë kërcënim të hapur që Turqia i ka bërë Greqisë, duke pretenduar territor në Egje, territor që sot kufizohet brenda territorit të Republikës së Greqisë.

Para disa ditësh Presidenti Erdogan i deklaroi Kryeministrit Mitsotakis se “do të vijmë një natë papritur”. Sërish NATO heshti dhe u pozicionua mbi këtë kërcënim të hapur.

I vetmi që doli pro dhe shpalli hapur mbështetjen e tij përkrah Greqisë, ishte Presidenti Makron, me premtim publik që nëse Turqia sulmon ushtarakisht, Franca ushtarakisht do të jetë në terren përkrah forcave ushtarake greke.

Kujt i intereson lufta mes Turqisë dhe Greqisë?

Turqia në një situatë tejet të vështirë ekonomike dhe financiare nuk është në momentin e saj më të mirë për të hapur një tjetër front lufte dhe jo më me Greqinë, që ushtarakisht është mjaftueshëm e fuqishme për t’u përballur dhe për të bërë qëndresë dhe sulm analog. Pra, në këto kushte Turqisë nuk i intereson lufta.

Mos ndoshta Presidenti Erdogan përpara zgjedhjeve në Turqi dhe i trembur se mund t’i humbasë nxit një luftë, pasi Kushtetuta Turke, në rast lufte, zgjedhjet i spostohen në kohë? Ajo që duhet theksuar, që deri diku e rrëzon edhe këtë tezë, është fakti që edhe opozita turke është e devotshme për t’i shpallur luftë Greqisë, pra pranon që të vazhdojë me Presidentin aktual, mjafton të bëjnë ofensivën në territorin grek.

Mos ndoshta Amerikës i intereson në këto momente një tension në Egje për të hapur një vatër tjetër përplasjeje, për të shpërngulur vëmendjen nga Ukraina, si dhe për të kënaqur aletin turk dhe për ta shkëputur atë nga Presidenti Putin? Kjo duket të jetë një nga tezat më të pranueshme.

Mund të jetë Rusia që përdor Turqinë për të hapur një vatër zjarri në Egje dhe Mesdhe? Analizat politike e rrëzojnë këtë mundësi, për faktin se Presidenti Putin më mirë se kushdo tjetër e di mirë afinitetin dhe afeksionin e popullit grek për Rusinë, dhe popullit rus për Greqinë, pavarësisht qëndrimit tejet armiqësor sot, të kryeministrit Mitsotakis kundër Rusisë dhe vetë Presidentit Putin. Ky qëndrim nuk e nxit aspak Rusinë për të dëshiruar një Greqi në gjendje lufte dhe të kërcënuar. Nuk duhet lënë pa u përmendur si faktor esencial i analizës së situatës politike dhe militare mes dy vendeve dhe popujve, fakti që doktrina dhe besimi ortodoks i sjell pranë dhe i bën palë veçse aleate këto dy vende. Gjithashtu duhet të themi që nëse i kthehemi historisë Rusia ka qenë disa herë në mbështetje të Greqisë, në momente deçizive të ekzistencës së shtetit grek.

Cilë është pra roli i NATOs sot dhe funksioni i saj? Kush i merr vendimet në këtë Aleancë dukshëm të amerikanizuar? A janë vendet anëtare të NATOs vende të sigurta dhe të pacënueshme?

Rasti i Greqisë po na bind për një Alenacë të hirtë, të kithtë me nocionin paqe.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Flota Ruse & Flota Kineze Patrullojnë Oqeanin Paqësor

Next Story

Eurostat: 1 në 5 Europianët Rrezikon të Prekë Pragun e Varfërisë

Latest from Opinione