tungsten bulb, fluorescent bulb and LED bulb. revolution of three generation Light bulb. evolution of energy saver bulb - Realistic photo image

Kështu do të Justifikojnë Errësirën

/

Imazhi i Tokës në orët e natës po ndryshon me ritëm të shpejtë për shkak të rritjes së vazhdueshme të ndriçimit artificial.

Drita artificiale lëshon një përqindje në rritje të rrezatimit blu, ndaj dhe fotografitë e marra nga astronautët e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, nga viti 2012 dhe deri në vitin 2020 vërejnë rritje graduale të ndriçimit me ngjyrë blu (në vend të portokallisë) në rrugët e Europës, teksa qytetet njëri pas tjetrit kthehen gjithmonë e më shumë në përdorimin e llampave LED, për të kursyer konsumin e energjisë elektrike.

Por kjo anë pozitive e reduktimit të konsumit të energjisë, ka edhe një anë më negative, pasi rrezatimi blu i llampave LED, ndriçim që emetohet gjithashtu edhe nga celularët, televizorët dhe pajisjet e tjera elektronike dhe burimet e dritës artificiale, mund të shkaktojë çrregullime të gjumit (për shkak të shtypjes së hormonit melatonin) dhe probleme të tjera kronike të shëndetit, sipas një studimi të ri shkencor britanik.

Këtë nuk na e kishin thënë deri më sot, tani që erdhi kriza dhe mes llampave LED mund të vazhdojmë të ndriçohemi nëpër rrugët e qyteteve tona, pasi konsumojnë pak dhe nuk mund të justifikohen për t’i fikur me qëllim kursimin, nxorrën tezën e anëve negative të llampës LED.

Studiuesit e Universitetit të Exeter, të udhëhequr nga Kevin Gaston, drejtues i Institutit për Mjedisin dhe Qëndrueshmërinë, me një botim në revistën “Science Advances” raporton se rritja e dritës blu nga llampat LED ka ulur gjithashtu edhe dukshmërinë e yjeve në qiellin e natës dhe në përgjithësi ka pasoja negative lidhur me ndjesinë që ka njeriu për mjedisin, natyrën. Drita blu ndikon negativisht edhe në sjelljen e kafshëve të ndryshme, me pasoja të mëtejshme ekologjike.

Kemi 10 vite që na kanë nxitur dhe kanë reklamuar pafundësisht përdorimin e llampës LED, sot po na shpalosin anë të dëmshme që paska ndriçimi LED edhe për shëndetin tonë

Vendet me problemin më të madh të rrezatimit blu konsiderohen, sipas shkencëtarëve, Britania, Italia, Rumania, Spanja dhe Irlanda, ndërsa Austria dhe Gjermania kanë problem më të vogël, pasi këto dy vende ende në një pjesë të madhe të rrugëve ndriçohen me llamba të tipit më të vjetër (jo LED).

Bota duhet të jetë në terr dhe po të duan do ta realizojnë, sepse nuk kanë përballë askënd që t’i kundërshtojë! Njeriu sot duket të jetë qënia më e pandërgjegjshme dhe më e papërgjegjshme, sepse nuk reagon për ato që bëhen për të, pa të.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Yuval Noah Harari Anëtar i FEB: "Ndaloni së Udhëtuari për të Mirën e … Mjedisit"

Next Story

Flota Ruse & Flota Kineze Patrullojnë Oqeanin Paqësor

Latest from Info