Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë kthyer 11 mijë myslimanë në Greqi që nga janari i vitit 2022!
Imazhi i “sigurisë” në Evros është tragjik. Çdo ditë dhjetëra të huaj “pushtojnë” literalisht Greqinë dhe kalojnë si të jenë në një ekskursion, duke u tallur me “Autoritetet e Sigurisë” dhe vetë shtetin Grek.
“Ekskursionistët” myslimanë kalojnë me qetësi lumin e Evros dhe më pas nisen fillimisht në Selanik dhe prej andej udhëtojnë drejt Attikës – Athinës (kryesisht), për t’u vendosur atje në mënyrë të përhershme.
Në të njëjtën kohë, autoritetet “vigjilente” greke ndalojnë në aeroporte ndonjë nga këta të huajt, për të mos ikur jashtë, si për të thënë se shteti grek nuk do që të lejojë asnjë të huaj që të largohet.
Në një Greqi që po shembet ekonomikisht për shkak të krizës energjetike dhe që po përjeton tjetërsim demografik, tani është e kotë të diskutohet nëse duhet përmirësuar apo jo situata. Dëmi i bërë është i pariparueshëm dhe i pakthyeshëm, duke menduar se do të vazhdohet me të njëjtëjn politikë.
Shumë zëra nga politika opozitare dhe ajo nacionaliste greke thonë se Erdogani në territorin grek ka një ushtri të dytë që mund të luftojë nga brenda Greqisë, pro tij, kurdoherë që do t’i nevojitet.
Siç raportojnë edhe Media-t bullgare, autoritetet e Shkupit ndaluan ditët e fundit 142 të huaj të ardhur nga Greqia. Ata u transferuan në qendrën e pritjes në Gjevgjeli, për të mbetur sërish në Greqi dhe për të jetuar me fondet e taksapaguesve grekë.