Orët e Dorës së 4 Udhëheqësve

Për shumë meshkuj ora e dorës është një mjet, apo formë për të treguar personalitetin dhe stilin, sigurisht edhe gjendjen ekonomike.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin posedon një koleksion të mrekullueshëm orësh dore, të vlerës afro 700 mijë dollarë. Presidentin rus nuk do ta shikoni kurrë pa një orë të veçantë, mbreslënëse në dorë.

Putin nuk është i vetmi udhëheqës me gusto në përzgjedhjen e orës së dorës, për këtë shquhet edhe Presidenti Trump, që shpesh e kemi parë me orë dore të veçanta, impresive dhe të kushtueshme.

Askush nuk mund të harrojë orën që mbante ish Kryeministri italian Silvio Berlusconi. Në listën e udhëheqësve mund të shtojmë edhe ish Presidentin Barak Obama me një orë “Tag Heuer Aquaracer”, ish Presidentin George Bush që mbante një orë “Timex” të vlerës 43 dollarë, apo ish Presidentin frances Nicola Sarkozy me një orë të markës “Patek Philippe”, të larë në ar të bardhë, me vlerë 70.000 dollarë.

Sot, po merremi me orët e 4 udhëheqësve, thuajse tërësisht të ndryshëm në dukje dhe në veprime, si dhe në jetën e tyre private.

Presidenti i 45-të i SHBA-së Donald Trump gjatë fushatës elektrorale të vitit 2016 mbante një orë dore të markës “Vacheron Constantin Historiques Ultra-Fine”, të vitit 1968, me kasë ar rozë. Është parë të mbajë edhe orë të markave “Patek Philippe Ellipse” dhe një “Rolex Day-Date”.

Vladimir Putin është adhurues i orëve të prodhuara me cilësi të lartë dhe vlerëson orëprodhuesin “A. Lange & Söhne”, orët e të cilit përveçse të mbrekullueshme janë edhe shumë të shtrenjta (një orë dore mund të kushtojë edhe 500.000 dollarë). Shpesh shfaqet me një orë të markës “IWC Mark XVII”, vlera e së cilës është diçka më shumë se 5 mijë dollarë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Yong Un është adhurues i orëve të shtrenjta dhe luksoze, por nuk e ka të lehtë të marrë një të tillë, për shkak të embargos të vendosur për sendet e luksit ndaj Koresë së Veriut nga OKB. Kështu që, Kim Yong Un mban një orë dore që emërtohet “Museum Movado” dhe kushton diçka më pak se 500 dollarë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është shfaqur shpesh herë me një orë të mrekullueshme “IWC Regulateur”, me kasë çelik inoks, një orë ‘pilot’, me një stil unik.

6 Comments

  1. I have learn a few excellent stuff here.
    Definitely value bookmarking for
    revisiting. I wonder how much attempt you set to create one of these fantastic informative site.

  2. Hey there this is kinda of off topic but I was wondering if blogs use WYSIWYG editors
    or if you have to manually code with HTML. I’m starting a blog soon but have no coding know-how so I wanted to get advice from someone with experience.
    Any help would be greatly appreciated!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Paga Astronomike e Një Eurodeputeti. Punoni & Djersituni "Proletarë" Majtistë për Unionin Globalist!

Next Story

Shkencëtari Italian: më 21 Qershor Vjen "Fundi i Botës".

Latest from Info