Pentagoni deklaron se më e keqja nuk ka ardhur ende.
Zhgënjyese janë zhvillimet më të fundit të situatës në Ukrainë, teksa Media perëndimore rihap çështjen e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia.
Siç raportuan zyrtarët e Pentagonit për ‘New York Times’, të vështirat në Ukrainë fillojnë tani, duke thënë se Presidenti rus Putin do të urdhërojë një mobilizim të ri ushtarak për shkak të humbjeve të fundit në Kharkiv, ndërsa shtojnë se “nuk përjashtohet që ai po konsideron edhe përdorimin e armëve bërthamore, por ende nuk kanë ndonjë të dhënë konkrete për mobilizimin e këtyre armëve”.
Kremlini shprehet në mënyrë të përmbledhur se përdorimi i armëve bërthamore do të jetë në përputhje me doktrinën e përdorimit të tyre.