“You Night You Night Europe” – Në Europë Secili Shikon Hallin e Tij

/

Franca nuk po pranon t’u japë disa vendeve energji, duke pretenduar se ka probleme në termocentralet bërthamore, që në fakt është realitet.

Kriza në sektorin e energjisë, solidaritetin e Europës po e bën gjithmonë e më shumë një anektodë. Kushdo ka akses në linja prodhimi të energjisë elektrike do të përpiqet ta kalojë dimrin mesa më pak pasoja, pjesa tjetër, thjesht do të vrapojnë nga një vend në tjetrin duke lypur energji elektrike.

Tashmë sjelljet mes aleatëve, mes anëtarëve të Bashkimit Europian, të cilët japin e marrin, shoqërohen me mohime për solidaritet, sepse gjithkush shikon “shtëpinë e tij” dhe më pas atë të tjetrit, situatë që tregon qartë për të ardhmen e zymtë të Europës, një të ardhme që e krijuan vetë qeveritë europiane, instrumenta të kupolës së Bashkimit Europian, pasvanë të Gjermanisë, teksa unanimisht vendosën sanksione të pamatura kundër Rusisë.

Franca i ka dhënë përgjigje negative Italisë për ta furnizuar me emergji, pasi është duke bërë shkurtim të eksporteve të energjisë elektrike, duke na vërtetuar se nuk ka më solidaritet, teksa kriza po e kaplon edhe atë vetë.

Sipas Reuters Ministrja franceze mes një deklarate ka thënë se: “Autoritetet franceze e mohojnë këtë informacion dhe konfirmojnë angazhimin e tyre për solidaritet të ndërsjellë në lidhje me energjinë elektrike dhe gazin natyror me të gjithë fqinjët europianë”.

Por nga ana tjetër, Ministri i Mjedisit të Italisë, për ‘La Repubblica’ i referohet mundësisë për një ndërprerjeje të furnizimit me energji elektrike, bazuar kjo në një letër dërguar nga pala franceze që i bën me dije palës italiane se, “problemi dihej prej muajsh dhe për shkak të problemeve të Francës me centralet bërthamore duket se do të kalojmë në pamundësi furnizimi me energji elektrike”.

2 Comments

  1. Mirë t’ju bëhet popujve të Evropës për atë që do t’ju vijë me ardhjen e dimrit…
    Kanë akoma kohë për t’i imponuar qeverive të tyre që të ndrojnë drejtim dhe të heqin sanksionet karshi atij “që ju jep”…
    Le të marrin shëmbull nga Hungaria

Lini një Përgjigje te Mariela Stefanllari Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Greqi - Evros: Bie Sistemi i Sigurisë në Kufirin Greko-Turk / Qindra Myslimanë Kalojnë Kufirin Çdo Ditë

Next Story

Çensurë Fjalës në Neodiktaturën Globale të Perëndimit

Latest from Info