Ndërkohë që qeveritë u bëjnë thirrje qytetarëve që të bëjnë dozën e katër dhe të pestë, shkencëtarët vënë alarmin!
Një studim i ri i kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Harvardit dhe Universitetit Johns Hopkins, zbulon se vaksinat për COVID-19 janë 98 herë më të rrezikshme se vetë virusi!
Studimi është kritik për të kërkuar një dozë përforcuese për studentët e kolegjit amerikan, duke thënë se: “Duke përdorur të dhënat e ngjarjeve të padëshiruara të raportuara nga CDC (Departamenti i Shëndetit) dhe sponsorët, ne zbuluam se dozat përforcuese mund të shkaktojnë efekte të dëmshme të pritshme. Vaksinat dhe efektet e tyre negative anësore janë 18 deri në 98 herë më të rrezikshme se vetë vitusi”. Me fjalë të tjera, bëhet fjalë për efekte anësore që pengojnë funksionimin normal të trupit të njeriut, me fokus kryesor problemet kardiake.
Dhe e gjitha bëhet publike në një kohë që qeveritarët dhe Media-t kryesore u bëjnë thirrje të vaksinuarve që të injektojnë trupat e tyre me një përforcues të dytë të ashtuquajtur “bivalent”, që thuhet se synon variantin ‘Omicron’, teksa pas studimit rezulton se nuk është testuar tek njerëzit dhe se është i rrezikshmërisë së lartë.
Nga ana tjetër, Anthony Fauci iu përgjigjet kështu gazetarëve: “Nuk është vërtetuar vaksina në ndonjë provë klinike, sepse nuk kemi kohë për të bërë provë klinike, pasi duhet ta nxjerrim tani vaksinën, teksa situata nuk është e mirë, jo vetëm në SHBA, por edhe në botë. Në SHBA kemi afro 400 vdekje në ditë dhe deri në 5000 shtrime në spital, kjo na bën që vaksinën ta shpërndajmë pa patur provë klinike”.
Dhe tani më këtë mund ta thonë hapur dhe pa frikë, pasi kontratat me qeveritë janë nënshkruar dhe janë të pathyeshme dhe për rrjedhojë u bie përgjegjësia qeverive të imponojnë dhe detyrojnë popullatën të vaksinohet. Kush nuk vaksinohet, edhe pse vaksina është e patestuar klinikisht, do të ketë sanksione dhe pasoja.
Në të njëjtën kohë, Walensky pranon se ekziston një lidhje midis vaksinave të mRNA dhe miokarditit. Në një letër të datës 2 shtator 2022 nga Drejtoresha e CDC Rochelle Walensky, drejtuar senatorit Ron Johnson, deklaron se: “CDC kryen vazhdimisht mbledhje dhe bën analizë të gjerë të të dhënave për të zbuluar efektet anësore, por ende nuk janë përmbyllur raportet e vitit 2021, që kanë regjistruar një seri pasojash negative tek të vaksinuarit”.
Dhe kështu, njerëzit vaksinohen, përgjegjësinë për pasojat nuk e mban askush. Qeveritë po vrasin me koshiencë banorët e vendeve të tyre, teksa tani më edhe zyrtarisht janë në dijeni që po u injektojnë njerëzve një vaksinë, apo doza përforëcuese të patestuara.