Cunam Diellor Shkatërron 38 Satelitë të Elon Mask “Space X”!

Një grup ndërkombëtar studiuesish dokumentojnë me studimin e tyre shkakun e shkatërrimit të 38 satelitëve të flotës të telekomunikacionit “Starlink” të Elon Musk.

Më 3 shkurt “Space X”, kompania hapësinore e manjatit amerikan, kishte lëshuar 49 satelitë që do t’i shtoheshin flotës satelitore Starlink, që aktualisht numëron rreth 2.5 mijë satelitë me synimin përfundimtar që ky numër të arrijë në dhjetë mijë.

Por 38 nga 49 satelitët, ndërkohë që u lëshuan pa probleme nga raketa që i mbante, paraqitën problem gjatë rrugës, lidhur me procedurën që duhet të kryenin për të hyrë në orbitë dhe për t’u lidhur me flotën. 38 satelitët nuk arritën të hynin në orbitë dhe u shkatërruan në atmosferën e Tokës. Hetimet për atë që ndodhi treguan për një shpërthim diellor që kishte ndodhur vetëm 24 orë më parë në yllin tonë prind, që është konsideruar si fajtori i mundshëm.

Flakët diellore ose emetimet e masës koronale (CME) janë në thelb shpërthime që ndodhin në Diell dhe nxjerrin dritë, energji dhe material diellor në hapësirë. Kur ndodh një shpërthim i tillë një “cunam” grimcash të ngarkuara elektrike fillon nga pika e shpërthimit dhe nëse arrin në Tokë nuk mund të depërtojë në atmosferë, por shkakton fenomene natyrore si aurora dhe në të njëjtën kohë mund të shkaktojë keqfunksionime në sistemet e telekomunikacionit, satelitëve dhe rrjeteve të energjisë elektrike.

Ekipi hulumtues i përbërë nga shkencëtarë amerikanë dhe kinezë konfirmoi se satelitët u shkatërruan nga shpërthimi diellor duke shkaktuar dëme ekonomike prej dhjetëra milionë dollarësh për Starlink. Studiuesit thonë gjithashtu se ky incident tregon nevojën për të kuptuar më mirë motin në hapësirë, në mënyrë që të gjenden mënyra për të mbrojtur infrastrukturën tokësore që kërcënohet dhe satelitët e të gjitha llojeve, instrastruktura më e sofitikuar e kohëve moderne.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Çensurë Fjalës në Neodiktaturën Globale të Perëndimit

Next Story

Universitetet "Harvard" & "Johns Hopkins" na Tregojnë se Vaksinat Janë Shumë më të Rrezikshme se Covid-19

Latest from Info