Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (Shangai Cooperation Orgaisation SCO)

Shanghai Cooperation Organisation” (SCO) është një organizatë euroaziatike politike, ekonomike dhe për sigurinë. Në terma gjeografikë dhe demografikë është Organizata më e madhe Rajonale, që mbulon si territor afro 60% të zonës euroaziatike, 40% të popullsisë së globit dhe 30% të GDPsë në nivel global.

“Organizata e Bashkëpunimit të Shangait” u formua në vitin 1996 midis Republikës Popullore të Kinës, Kazakistanit, Kirgistanit, Rusisë dhe Taxhikistanit.

Më 15 qershor 2001, udhëheqësit e këtyre vendeve, si dhe udhëheqësi i Uzbegistanit u takuan në Shangai për të prezantuar Organizatën e reformuar në funksione me qëllim një bashkëpunim më të thellë politik dhe ekonomik.

Anëtarët e kësaj Organizate nuk janë më 5 vendet themeluese, por 9 vende anëtare.

Si më poshtë anëtarët dhe shtetet e tjera që aderojnë si vëzhgues, partnerë për dialog, apo të ftuar, vende të mundshëm për anëtarësim.

Vende Anëtare

1. Kina

2. India

3. Irani

4. Kazakistani

5. Kirgistani

6. Pakistani

7. Rusia

8. Taxhikistani

9. Uzbegistani

Vende Vëzhgues

1. Avganistani

2. Bjellorusia

3. Mongolia

Vende Partenere për Dialog

Armenia

Azerbajxhani

Kamboxhia

Egjipti

Nepali

Katari

Arabia Saudite

Sri Lanka

Turqia

Organizata drejtohet nga Kryetari i Këshillit të Shteteve Anëtare, si trupi suprem i vendimmarrjes dhe mblidhet 1 herë në vit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trupa Ushtarake Kineze Hyjnë në Ukrainë Përkrah Ushtrisë Ruse

Next Story

Rusia Ultimatum Erdoganit: Ose në NATO ose në Organizatën e Shangait

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe