Ish Presidenti rus Dmitry Medvedev tha dje se është “jetike” për rusishtfolësit në Ukrainë që të mbajnë referendume për bashkimin e rajoneve të Luhansk dhe Donetsk me Rusinë.
Në një postim në mediat sociale, Medvedev tha se është jetike që Republikat e vetëshpallura Popullore të Donetsk dhe Luhansk të bëhen zyrtarisht pjesë e Rusisë për të mbrojtur interesat e tyre.
Ditën e hënë, liderët e dy Republikave Demokratike Popullorë dakortësuan të “koordinojnë” përpjekjet e tyre për të mbajtur referendume që synojnë bashkimin e rajoneve ukrainase me Rusinë.
“Referendumet janë të një rëndësie jetike, jo vetëm për mbrojtjen sistematike të banorëve të Republikave Demokratike Popullore të Donetsk dhe Luhansk dhe rajoneve të tjera të çliruara, por edhe për rivendosjen e drejtësisë historike”, theksoi Medvedev në një postim në Telegram.
Medvedev, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, vuri në dukje se Moska duhet të lejojë që dy rajonet të bashkohen me Rusinë, pasi kjo do t’i jepte Kremlinit edhe një justifikim për të përdorur forcën në Ukrainë. “Kalimi i territorit të Rusisë është një krim që na lejon të përdorim të gjitha forcat mbrojtëse”, shpjegoi ai.
Rusishtfolësit në Donbass – të përbërë nga dy provincat e vetëshpallura – kanë luftuar për t’u bashkuar me Rusinë që prej vitit 2014, kur u përpoqën për herë të parë të çliroheshin nga kontrolli i Kievit.
Zyrtarët në rajone të tjera të Ukrainës, të kapur nga forcat ruse pas ndërhyrjes, Kherson dhe Zaporizhia, kanë thënë prej muajsh se duan të mbajnë referendume për bashkimin me Rusinë. Forcat ruse kanë vënë nën kontrollin e tyre të gjithë provincën Luhansk.
Megjithatë, mesa duket, konflikti në rajonin e Donetskut do të zhvendoset në Bakhmut, ku ukrainasit kanë vendosur të gjitha forcat e tyre dhe sistemet perëndimore të armëve që përdorin në rajon.