Mitsotakis: “Jemi në Luftë me Rusinë” – I La Grekët Pa Gojë!

/

Vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka vendosur Greqinë përfundimisht në “kornizën” jo të “vendeve jomiqësore”, por të “vendeve armike” përballë Rusisë.

Konkretisht, duke folur në kanalin ‘Bloomberg’ dhe duke iu referuar Turqisë dhe Presidentit Erdogan, ai tha se: “nuk kemi nevojë për një burim tjetër të paqëndrueshmërisë gjeopolitike në Mesdheun Lindor, teksa jemi në luftë kundër Rusisë dhe po përpiqemi të mbështesim Ukrainën”.

Deklarata e Kryeministrit dëgjohet qartë në minutë 9:39 në videon e mëposhtme.

Me fjalë të tjera, kryeministri po zyrtarizon që Greqia është në luftë me Rusinë!

E gjithë kjo ndërkohë që Turqia ruan një ekuilibër duke u shitur armë ukrainasve dhe madje duke ndërmjetësuar shitjen e grurit ukrainas.

Në të njëjtën kohë që armatimet greke TOMA-t BMP-1 janë tërhequr nga ishujt Samosi dhe Kios për t’iu dorëzuar ukrainasve dhe së shpejti do të tërhiqen edhe nga ishulli Lesvos.

Vihet re se me një frazë të vetme Rusia i është përgjigjur Greqisë se: “Rusia nuk i ka shpallur luftë Greqisë”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për shpallje të njëanshme lufte nga Greqia.

***

Me sa më sipër, përveç aparatçikëve të pushtetit dhe administratës publike në nivele të larta, askush tjetër në Greqi nuk e pranon dhe nuk e dëshiron që të jetë në luftë me Rusinë. Me një shtet me të cilin marrëdhëniet shpirtërore, ato të besimit, bashkëpunimi ekonomik, tregtar, social, kulturor dhe në çdo sferë të jetës, janë sot tejet të afërta, në mos të pazgjidhshme.

Padyshim në këtë çështje qeverisja e Greqisë nuk është në sinkron me popullin grek dhe siç e ka vërtetuar historia do i rezultojë bumerang edhe politik, edhe qeverisës në zgjedhjet e afërta parlamentare, përkrah një krize të thellë ekonomike dhe energjitike që ka kapluar edhe Greqisë, përkrah gjithë Europës, do të jenë kundërpërgjigja.

“Ιδού η Ρόδος, ιδού και το πήδημα” z.Mitsotakis mund të të thotë ndonjë ditë Presidenti Putin dhe nuk besoj se do të kesh ushtri nga pas të të ndjekë në marrëzinë perëndimore. (Shprehja “Ιδού η Ρόδος, ιδού και το πήδημα” nënkupton, na trego sesa ta mban që ta bësh.)

1 Comment

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Vuçiç: "E Sigurtë që i Afrohemi Një Lufte të Madhe Botërore - Ndoshta për Një-Dy Muaj!"

Next Story

Ja Pse Amerika Zhduku nga Politika Shqiptare Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati - Video

Latest from Info