Janë Hapur Qendrat e Votimit në Itali – Formacioni i Djathtë Favorit për Qeverinë

/

Janë hapur qendrat e votimit në Itali dhe formacioni i djathtë kryesuar nga Giorgia Meloni janë favoritë për qeverinë. Në të njëjtënj kohë që në Itali, italianët votojnë të lirë për qeverinë e tyre të ardhshme, Brukseli kërcënon.

Ndryshimi në Itali mund të nënkuptojë zhvillime në të gjithë BEnë për çështje të rëndësishme.

Nga ora 7 e mëngjesit të sotëm (me orën lokale), deri në orën 11 të mbrëmjes, 50.869.304 italianë janë të ftuar të shkojnë në votime, për të rinovuar përbërjen e parlamentit të vendit me të djathtën që pritet të fitojë, por që ka përballë jo vetëm partitë rivale, por edhe Brukselin, teksa Presidentja e Komisionit Europian, një e emëruar nga shtetet në një rol jashtëinstitucional, kërcënoi italianët në varësi të asaj që do të votojnë.

Giorgia Meloni, kreu i partisë politike “Fratelli d’Italia” është favoriti i madh i kësaj gare elektorale për të pasuar Mario Draghin si kryeministre, edhe nëse partia e saj vjen e dyta.

Është e qartë se aleanca Meloni-Salvini-Berlusconi, e cila raportohet se së bashku sigurojnë më shumë se 45% të votave, sipas sondazheve të kryera, ka një avantazh të madh ndaj demokratëve, të cilët me aleatët e tyre vështirë se do të kalojnë 30%. Përqindja e mbetur i përket partive të tjera të papozicionuara në koalicione apo aleanca paraelektorale.

51,74% e qytetarëve me të drejtë vote janë gra, 48,26% meshkuj dhe 4,741,790 janë italianë emigrantë. Në total, në të gjithë territorin italian janë hapur 61.566 qendra votimi, pjesa dërrmuese e të cilave janë të vendosura në komplekse shkollash.

Duhet theksuar se mandatet janë ulur ndjeshëm në krahasim me ato përkatëse që u “ndanë” në vitin 2018, bazuar në reformën zgjedhore të miratuar një vit më pas. Kështu, në Parlamentin e ri tashmë do të jenë 400 deputetë kundrejt 630 deputetëve që ishin, ndërsa në Senat 200 senatorë kundrejt 315 senatorëve që ishin.

Fakti që mandatet nuk ndahen në të njëjtën mënyrë, por në bazë të një sistemi miks, i jep një bonus të konsiderueshëm koalicionit më të fortë. Konkretisht, 61% (244 në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 122 në Senat) të mandateve shpërndahen me sistemin proporcional të thjeshtë, me kushtin e vetëm që një parti të ketë tejkaluar kufirin prej 3%. Nga pjesa tjetër, 37% (përkatësisht 148 dhe 74 mandate) kanë të bëjnë me rrethet njëvendëshe (të rëndësishme) dhe 2% (8 dhe 4) përcaktohen nga votat e italianëve që jetojnë jashtë.

Paradoksi qëndron me Komisionin Europian i cili konsideron se mund të ndërhyjë dhe të konfrontohet me rezultatin e zgjedhjeve në Itali. Një stuhi reagimesh u shkaktuan edhe pas qëndrimit të Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen, për një situatë të vështirë të mundshme të nesërmen e zgjedhjeve kombëtare. “Nëse Italia futet në një situatë të vështirë, ne i kemi mjetet, si në rastin e Polonisë dhe Hungarisë”, tha presidentja, e cila paguhet edhe nga qeveria italiane, apo vetë italianët taksapagues!

Mateo Salvini deklaroi se Presidentja duhet “ose të kërkojë falje ose të japë dorëheqjen”.

Ndër të tjera, Brukseli është i shqetësuar se Giorgia Meloni tashmë ka njoftuar se dëshiron të rinegociojë një pjesë të kushteve që shoqërojnë planin e rimëkëmbjes së Italisë, një total prej 191.5 miliardë eurosh nga Fondi i Rimëkëmbjes (NextGenerationEU).

Kur bëhet fjalë për shtetin e së drejtës, liritë themelore, të drejtat e grupimeve, barazinë gjinore, apo edhe emigracionin e paligjshëm, Roma padyshim që do ta gjejë veten më afër pozicioneve të Hungarisë apo Polonisë, duke gjykuar nga deklaratat parazgjedhore të Melonit dhe kjo pritet të çojë në përmbysje totale në nivel panevropian.

Nga Italia pritet të vijë përmbysja e politikave të BEsë, aspak pro europiane dhe shumë larg interesave të çdo qytetari europian, që artificialisht është izoluar në krizë ekonomike dhe sociale, nga qarqe të kupolës politike të Bashkimit Euiropian.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

BE Diktatura e RE - Ursula: "Nëse në Itali Partitë e Gabuara Fitojnë, Kemi Instrumenta"

Next Story

Junta e Vaksinës në Amerikë (Video)

Latest from Info