Lufta e sotme në Ukrainë nuk mund të kuptohet pa kuptuar më parë rolin e qeverisë së SHBAve në grushtin e shtetit të Maidan të Ukrainës.
Mohim përgjegjësie: Unë nuk e kam mbështetur grushtin e shtetit të qeverisë amerikane të vitit 2014 për përmbysjen e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës, as nuk kam mbështetur bombardimet e Ukrainës në Donbas për 8 vitet e fundit, as nuk e mbështes pushtimin aktual të Ukrainës nga Rusia. Fraksionet neonaziste përfaqësojnë një përqindje të vogël të Ukrainës, por një përqindje të konsiderueshme që luajti një rol të madh në grushtin e shtetit të vitit 2014, në luftën në Donbas dhe në luftën e vazhdueshme me Rusinë. Kjo nuk është një histori e së mirës kundër së keqes. Është një histori e qeverive të korruptuara që luftojnë pamëshirshëm për interesa vetjake konkurruese, ndërsa qytetarët e thjeshtë vuajnë pasojat.
Nëse populli amerikan do ta dinte të vërtetën sesi Obama dhe Biden ndihmuan fraksionet neonaziste që të përmbysnin qeverinë e zgjedhur të Ukrainës, nuk do të ishin kaq të etur për të filluar Luftën e Tretë Botërore. E them këtë, sepse populli amerikan nuk po reagon ndaj qëndrimeve ushtarake të qeverisë amerikane në Urkainë dhe Europë.
Kriza e sotme në Ukrainë nuk mund të kuptohet pa kuptuar më parë rolin e qeverisë së SHBAve në grushtin e shtetit Maidan në Ukrainë. Në vitin 2013, presidenti ukrainas Viktor Janukoviç refuzoi një hua të FMNsë dhe një marrëveshje asociimi me BEnë, pasi me të drejtë pretendoi se kredia do ta dorëzonte kontrollin e burimeve natyrore të Ukrainës në duar të tjera dhe do të rriste koston e jetesës për popullin ukrainas.
Si përgjigje, një revolucion me ngjyra, i mirëorganizuar nga perëndimi, i udhëhequr nga zyrtarë të qeverisë amerikane, filloi kundër Jukanoviç.
Organizatat amerikane si “National Endowment for Democracy” (NED), një front famëkeq i CIAs, trajnuan gazetarë aktivistë për të përdorur mediat sociale, financuan stacione televizive që mbështesin protestën dhe transportuan autobuzë me një numër të madh protestuesish nga jashtë qytetit.
NED kohët e fundit fshiu të dhënat e saj të financimit të projekteve në Ukrainë, por faqet e arkivuara të internetit mund të gjenden.
Grupet neonaziste përshkallëzuan dhunën në Ukrainë
Ajo që filloi si protestë paqësore në Sheshin e Pavarësisë së Kievit, i njohur si Maidan, u përshkallëzua shpejt në sulme të dhunshme kundër policisë dhe zyrtarëve të qeverisë me gurë, shkopinj, hekura, sende metalike, buldozerë dhe koktejle molotov.
Mediat perëndimore pretenduan se këto protesta ishin paqësore, demonstrata të popullit, por nuk përmendën elementët neonazistë që morën armët, komanduan ndërtesat qeveritare dhe gjakosën rrugët e Ukrainës dhe përshkallëzuan dhunën.
Një shembull i këtij përshkallëzimi është mbuluar në dokumentarin e Oliver Stone “Ukraine On Fire”. Më 30 nëntor 2013, Shefi i Shtabit të Ukrainës, i lidhur ngushtë me Departamentin e Shtetit të SHBAsë, urdhëroi që rrugët të pastroheshin nga protestuesit për ngritjen e pemës vjetore të Krishtlindjes.
Kur policia mbërriti, ata u takuan me një fraksion shumë agresiv dhe të mirëorganizuar të Sektorit të Djathtë të Ukrainës, që provokoi policinë në një reagim të dhunshëm kundër protestuesve paqësorë, siç raportojnë të gjitha mediat e korporatave perëndimore. Në mënyrë të parashikueshme situata agravoi në më shumë trazira dhe në më shumë dhunë, e cila u nxit më tej me mbështetjen e senatorit amerikan John McCain.
Zyrtarët e qeverisë amerikane mbështetën grushtin e shtetit
Senatori John McCain, republikani në Komitetin e Senatit për Shërbimet e Armatosura, shkoi në Kiev për të treguar solidaritet me protestuesit. McCain u takua me udhëheqësit e opozitës dhe u shfaq në podium, në sheshin Maidan, krah për krah me udhëheqësin e ‘Svoboda’, Oleh Tjagnibok.
Kur presidenti Janukoviç u pyet për komunikimet me SHBAnë gjatë asaj kohe, ai u përgjigj: “Kontakti im i nivelit më të lartë ishte zëvendëspresidenti Biden. Ne kishim biseda të shpeshta telefonike, por problemi ishte se zoti Biden u zotua për diçka tjetër, por ata bënë gjëra ndryshe nga ato që u zotuan, në Ukrainë”.
Ndihmës Sekretarja e Shtetit Victoria Nuland u kap në një telefonatë të zbuluar nga ‘leaks’ duke planifikuar qeverinë e re të Ukrainës. Ajo dëgjohet të thotë: “Unë mendoj se Jats [Arsenij Jatsenjuk] është djali”. Nuland përmendi Tjahnjbok të ‘Svoboda’, si një nga drejtuesit me të cilët ata (amerikanët) po punonin.
Biseda telefonike zbuloi zyrtarin e rangut më të lartë të SHBAsë, i cili gjoja përfaqësonte administratën e Obamës në Ukrainë dhe ambasadorin e SHBAsë në Ukrainë, duke planifikuar qartë një grusht shteti nga brenda ambasadës së SHBAsë kundër presidentit të zgjedhur të një vendi të huaj.
Më pak se një muaj pas rrjedhjes së audios, Jatsenjuk u bë kryeministri i ardhshëm i Ukrainës.
Masakra e Maidan
Më 20 shkurt, snajperë të paidentifikuar filluan të qëllojnë mbi turmën duke vrarë njerëz nga të gjitha anët.
Megjithëse SHBAja fajësoi menjëherë administratën e Janukoviç, një tjetër telefonatë audio e rrjedhur nga ‘leaks’, këtë herë mes Shefit të Punëve të Jashtme të BEsë dhe Ministrit të Jashtëm të Estonisë, zbuloi se ata besonin se forca pro SHBA kishin organizuar një sulm me flamur të rremë, si pretekst për të hequr Janukoviç dhe për të finalizuar grushtin e shtetit.
Masakra e Maidanit ishte kashta proverbiale që theu shpinën e devesë. Turmat e armatosura pushtuan qeverinë ukrainase duke çuar në fillimin e luftës civile në Donbas dhe aneksimin rus të Krimesë.
Qeveria e sapoformuar vazhdoi të pranojë një ofertë kredie prej 15 miliardë dollarësh nga FMN, e cila thuhet se rriti çmimin e gazit natyror deri në 50% për popullin ukrainas.
Gjyqi dhe hetimi i Masakrës së Maidanit nxorri prova dërrmuese se protestuesit e Maidan u masakruan nga snajperët në ndërtesat e kontrolluara nga Maidan, në vend të snajperëve të qeverisë, të cilët megjithatë u akuzuan për krimin.
Provat, të cilat nuk u raportuan nga mediat perëndimore, përfshinin video, dëshmi të mbi 100 protestuesve të plagosur, disa dhjetëra dëshmitarë të prokurorisë dhe ekzaminime mjekoligjore balistike dhe mjekësore nga ekspertë të qeverisë.
Partia neonaziste ‘Svoboda’ e Ukrainës dhe themeluesit e saj Oleh Tjahnjbok dhe Andrij Parubij luajtën role kryesore në përshkallëzimin e dhunës në sheshin Maidan dhe vazhduan të luanin role udhëheqëse në qeverinë e sapoformuar.
(majtas) Simboli i përdorur nga nazistët Waffen-SS. (më mes) Logoja e frymëzuar nga nazistët e Partisë Social-Nacionale të Ukrainës. (djathtas) Në vitin 2004, Partia Social-Nacionale e Ukrainës ndryshoi emrin e saj në ‘Svoboda’, duke zëvendësuar flamurin e saj neonazist me një flamur blu dhe të verdhë.
Partia Svoboda
Partia Svoboda i ka rrënjët në partinë partizane ukrainase në Luftën e Dytë Botërore, e cila ishte aleate me nazistët gjermanë. Deri në vitin 2004, Svoboda quhej Partia Social-Nacionale, një referencë e qëllimshme për partinë nacional-socialiste të nazistëve. Udhëheqësi i ‘Svoboda’, Oleh Tjahnjbok, ka shënjestruar hapur hebrenjtë dhe rusët etnikë në Ukrainë për shumë vite.
Në vitin 2004, ai u përjashtua nga qeveria e Viktor Jushenkos për një fjalim që u bënte thirrje ukrainasve të luftonin kundër një “mafie muskovito-hebree”. Në vitin 2005, ai shkroi letra të hapura duke kërkuar që Ukraina të bënte më shumë për të ndalur “aktivitetet kriminale të hebrenjve të organizuar”.
BBC raportoi për rrezikun e rritjes së ‘Svoboda’ në vitin 2012. Parlamenti Europian miratoi një rezolutë në të njëjtin vit duke dënuar partinë ‘Svoboda’ si “raciste, antisemite dhe ksenofobike”. Megjithatë, në njëfarë mënyre qeveria amerikane mendoi se ishte e përshtatshme të mbështeste këto grupe neonaziste për të realizuar spastrimin etnik të Ukrainës.
Çdo 1 janar, dhjetëra mijëra ndjekës të ‘Svoboda’ marshojnë nëpër rrugët e Ukrainës duke mbajtur pishtarë për të nderuar lindjen e Stepan Bandera, liderit të forcave partizane ukrainase që i vranë si aleatë të nazistëve gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Historianët perëndimorë thonë se ndjekësit e Bandera kryen masakra dhe vranë shumë civilë polakë dhe hebrenj.
Kur Jatsenjuk u bë Kryeministër e shpërbleu rolin e ‘Svoboda’ në grushtin e shtetit, me tre poste në kabinet, duke përfshirë Oleksander Siç si zëvendëskryeministër dhe i dha guvernatorë në tre nga 25 provincat e Ukrainës. Andrij Parubij i ‘Svoboda’ u emërua Kryetar i Parlamentit, një post që e mbajti për 5 vitet e ardhshme.
Batalioni Azov
Neonazistët dominojnë gjithashtu Batalionin Azov të Ukrainës, i cili u themelua nga Andrij Biletski, një supremacist i shpallur i bardhë, i cili pretendonte se qëllimi kombëtar i Ukrainës ishte të pastronte vendin nga hebrenjtë dhe racat e tjera inferiore. Ishte batalioni Azov që udhëhoqi sulmin e qeverisë pas grushtit të shtetit mbi republikat e vetëshpallura dhe rimori qytetin e Mariupolit nga forcat separatiste.
Marrëveshja Minsk II në vitin 2015 i dha fund luftimeve të ashpra dhe krijoi një zonë tampon rreth republikave separatiste, por një luftë civile me intensitet të ulët vazhdoi. Rreth 14.000 njerëz janë vrarë që nga viti 2014. Kongresmeni Ro Khanna dhe anëtarët progresistë të Kongresit u përpoqën për disa vite t’i jepnin fund ndihmës ushtarake të SHBAsë për Batalionin Azov. Ata më në fund e bënë këtë me Projektligjin për Përvetësimin e Mbrojtjes të FY2018, por Azov thuhet se vazhdoi të merrte armë dhe trajnime amerikane pavarësisht ndalimit.
(në krye) Një foto e Batalionit Azov, regjiment i Gardës Kombëtare të Ukrainës, me një flamur të NATOs, një flamur Azov dhe një flamur nazist. (poshtë) Emblema e Batalionit Azov, Dielli i Zi Nazist dhe simboli i përdorur nga nazistët Waffen-SS.
Masakra e Zjarrit të Odesës
Më 2 maj 2014, një bandë neonazistësh ukrainas të sjellë në Odesa nga një oligark i quajtur, Ihor Kolomojski, sulmoi një grup ukrainasish rusishtfolës, të cilët po vendosnin në mënyrë paqësore tenda të mëdha jashtë Shtëpisë së Sindikatës së Odesës.
Turma i shpëtoi dhunës duke vrapuar në Shtëpinë e Sindikatës, të cilës turma neonaziste më pas i vuri zjarrin me molotov. Civilët e pafajshëm u masakruan me rrahje, të shtëna armësh dhe të bllokuar brenda u dogjën të gjallë.
Ihor Kolomojski, oligarku miliarder ukrainas, i cili financoi Batalionin Azov dhe grupe të tjera militante neonaziste, ishte jo vetëm njeriu kyç pas Masakrës së Zjarrit në Odesa, por ai ishte edhe njeriu kryesor pas ‘Burisma Holdings’, kompania e korruptuar e gazit që paguante Hunter Biden 83.000 dollarë në muaj.
Kolomojski financoi shumë milici private ukrainase, si batalionet ‘Dnipro’ dhe ‘Aidar’ dhe shpesh i vendosi ato për të mbrojtur interesat e tij financiare në ‘PrivatBank’, banka më e madhe tregtare në Ukrainë.
NATO udhëzon Batalionin Azov neonazist ukrainas se si të përdorë granatahedhës të sapodorëzuara, të paguara nga taksapaguesit amerikanë.
Batalioni Azov neonazist i Ukrainës mban një fotografi të Adolph Hitlerit
Dokumentet ‘Pandora Papers’ zbuluan se presidenti aktual i Ukrainës, Volodimir Zelenski, është gjithashtu i ngatërruar financiarisht me Ihor Kolomojski përmes llogarive bankare off-shore.
Kolomojski, i cili zotëron një nga konglomeratet më të mëdha të mediave në Ukrainë, ‘1+1 Media Group’, ndodhi gjithashtu të prodhonte filma dhe shfaqje televizive që e vendosën Zelenskin në qendër të vëmendjes kombëtare dhe më pas e çuan edhe në presidencë.
Grupi kërkimor jofitimprurës ‘Marco Polo’, i cili bëri një raport gjithëpërfshirës mbi laptopin e Hunter Biden, bëri lidhjen midis mesazheve me tekst të Hunter Biden dhe masakrave neonaziste të Kolomojski në Ukrainë.
Në mesazhet me tekst Hunter Biden pyet Hallie Biden, e veja e vëllait të tij, e kthyer në dashnore, nëse ajo besonte se ai kishte “djegur fëmijë të gjallë në DONECK, Ukrainë”. Padyshim, duke iu referuar atij jemi të bindur që krimet e luftës neonaziste ishin të financuara nga Kolomojski në Ukrainën Lindore.
Mesazhet me tekst të Hunter Biden i referohen fëmijëve të djegur të gjallë në Doneck, Ukrainë.
Më 24 shkurt, kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupa në territorin ukrainas me një mision të deklaruar për “të çmilitarizuar dhe deazovikuar” vendin, makina e propagandës perëndimore filloi ta tepronte, për të mbuluar mënyrën sesi Obama dhe Biden instaluan këto fraksione neonaziste në Ukrainë.
Kjo nuk ishte hera e parë që Media e korporatës dhe establishmenti politik i SHBAsë mbulonin atë që Obama dhe Biden kishin bërë në Ukrainë. Në vitin 2019, establishmenti politik fajësoi Presidentin Trump për pyetjen se “çfarë kishin bërë politikëbërësit e korruptuar amerikanë në Ukrainë”.
Sa amerikanë e kuptojnë se qeveria amerikane ndihmoi milicitë neonaziste në përmbysjen e presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës në 2014? Sa amerikanë e kuptojnë se milicitë neonaziste në Ukrainë kanë bombarduar rajonin e Donbasit për 8 vitet e fundit në kundërshtim me marrëveshjen e Minskut, duke vrarë mijëra civilë të pafajshëm?
Sa amerikanë e dinë se Obama dhe Biden armatosën dhe stërvitën Batalionin ‘Azov’ neonazist të Ukrainës, të cilët janë fajtorë për kryerjen e krimeve të luftës “të stilit të ISIS”?
Çdo luftë moderne e SHBAve dhe e NATOs ka qenë një fatkeqësi totale, e bazuar në premisa false, e cila i ka kthyer vendet e qëndrueshme në vatra kaosi, korrupsioni dhe terrorizmi. Ndryshimi i regjimit i mbështetur nga qeveria amerikane nuk funksionoi në Lindjen e Mesme dhe tani është përqëndruar drejtpërdrejt në këtë luftë midis Rusisë dhe Ukrainës.
Mbështesni njerëzit e pafajshëm të Ukrainës dhe Rusisë, por mos mbështesni qeveritë e korruptuara që krijuan këtë gjakderdhje. Mos mbështesni kartelin bankar globalist, kompleksin ushtarakoindustrial dhe makinën e propagandës perëndimore.
Të njëjtët neokonservatorë dhe neoliberalë që kaluan dekadat e fundit duke vrarë miliona civilë të pafajshëm në Irak, Afganistan, Libi, Siri dhe Somali, tani po përpiqen të manipulojnë popullin amerikan për të mbështetur një luftë në Ukrainë kundër Rusisë me armë bërthamore, në mes të Europës.
Njerëz, Amerika po bën luftë në Europë!
Një zgjidhje diplomatike mund të jetë po aq e thjeshtë sa çmilitarizimi në Ukrainë, ndalimi i bombardimeve në Ukrainë dhe nënshkrimi i një traktati që premton se Ukraina nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO, por elita e politikës së jashtme amerikane dhe idiotët e dobishëm europianë që i mbështesin ata, aktualisht po lobojnë për përshkallëzim të luftës. Tani më kemi zona të ndaluara fluturimesh dhe Luftën e Tretë Botërore që sapo ka filluar, në Europë.
Lutuni për paqe dhe arsye, si dhe për kthimin e Amerikës në kontinentin e saj!