TV Propaganda do të Shfaqë “Buletinin e Energjisë” – Fillon nga Franca e “Nxënësit të Mësueses”

/

Çfarë fillon në Francë?! E dini? Jo, nuk keni si ta dini, as ua rrokte turir këtë që do të lexoni.

Makinat dhe makineritë për të instaluar “Europën e Re” janë ndezur dhe punojnë me fuqi të plotë, për të shkuar përpara.

Transmetuesi publik ‘France Télévisions’ dhe shërbimi francez RTE duan të inkurajojnë francezët të kursejnë energji me ikona me ngjyra në ekranin e televizorit. Qëllimi është që “të kursehet të paktën pesë për qind e energjisë elektrike deri në orën 19:00”.

Për këtë do të prezantojnë “BULETINI (i motit) ELEKTRIK”! Siç televizionet paraqesin situatën e motit, tani do të paraqesin edhe Buletinin e Energjisë!

Konkretisht, transmetuesit publikë do të duhet të shfaqin një ikonë me tre ngjyra në fund të ekranit midis orës 08:00 të mëngjesit dhe deri në orën 12:00, si dhe ndërmjet orës 18:00 dhe 20:00, që u tregon shikuesve ngarkesën në rrjetin kombëtar të energjisë elektrike. Ky kod me tre ngjyra, i marrë nga faqja e internetit Ecowatt e RTE, reklamohet nga kompania si ‘raporti i motit për energjinë elektrike’.

Në kodin e tre ngjyrave, jeshilja përfaqëson “sforcim normal” të rrjetit, portokallija përfaqëson “presion të ngushtë” të rrjetit dhe e kuqja përfaqëson “sforcim shumë të madh” të rrjetit. Ngjyra “e kuqe” do të thotë se ekziston rreziku i ndërprerjes së energjisë nëse nuk bëhet diçka për të reduktuar menjëherë konsumin kombëtar.

ME FJALË TË TJERA E KUQJA DO TË THOTË SE DO TË NDËRPRESIN ENERGJINË NËSE QYTETARËT NUK KURSEJNË! DHE ME MATËSA TË ZGJUAR TË ENERGJISË MUND TË BËJNË PUBLIKË EDHE EMRAT E ATYRE QË NUK KURSEJNË!

Mesa informohemi, në varësi të ngjyrës së ikonës, shikuesve duhet t’u kërkohet të “ndryshojnë praktikat e tyre”, veçanërisht nëse ikona është e kuqe. “Sjelljet kryesore mjedisore” të gjetura në faqen e internetit të Ecowatt përfshijnë shmangien e përdorimit të pajisjeve shtëpiake ose “përdorimin e moderuar të pajisjeve të gatimit”.

Delphine Ernotte, Presidente e ‘France Télévisions’ dhe Unionit Europian të Transmetimeve, i tha AFPsë: “Për shembull, mund të ndizni lavatriçen në orën 10:00 në mëngjes, në vend që ta përdorni në orën 19:00″.

Një tjetër sugjerim nga faqja e internetit Ecowatt është zvogëlimi i ndriçimit në shtëpi. Por përsa i përket fikjes së televizorit (si piktogram), sipas AFP, kjo nuk do të ishte “e nevojshme” sepse “televizori nuk është një pajisje që konsumon energji”. Ja dhe tallja e radhës, llampa bëhet pjesë e kursimit të energjisë, por jo televizori, sepse mes televizorit do t’u bëjnë propagandën, do u bëjnë larjen e truve, si dhe do i fusin në tutelë dhe panik njerëzit.

Diktatura po merr formë dhe trajtë të qartë dhe të mirëfilltë në Europë!

Europianët amorfë do të binden mesa duket, derisa dikush të vendosë se çfarë do të bëjë me këto qëniet që i rëndojnë dheut pa qëllim dhe funksion. Shumë nuk janë, por sa më pak të jenë, aq më mirë do të jetë për ata që vendosën për “Buletinin e Energjisë”.

Ku çon e gjithë kjo? Mësojeni çdo ditë në mast.al!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Zelenski po Vret Europianët - Ky & Perëndimi Duan Luftë

Next Story

"Guardian" Flet pa Doreza - Qeveritë Shkatërruan Brezin e Ri me Pandemi & Sanksione

Latest from Info