Lufta Filloi më 16 Shkurt & Jo më 24 Shkurt – OSBE Zbulon se Luftën e Filloi Ukraina

/

Administrata e Bidenit, zyrtarët politikë të SHBAsë dhe Mediat e korporatave, po gënjejnë publikun amerikan lidhur me Luftën e Tretë Botërore.

Historia amerikane është e mbushur me shembuj të politikanëve, Mediave të korporatave dhe kompleksit ushtarakoindustrial që përdorin gënjeshtra, pretendime të rreme dhe propagandë për t’i shitur luftë një publiku, që në të kundërt do të hezitonte t’i dërgonte djemtë dhe vajzat për të luftuar në tokë të huaj.

Presidenti Lyndon B. Johnson gënjeu për Gjirin e Tonkinit, për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake amerikane në Vietnam.

Presidenti George H.W. Bush përdori një histori të sajuar të ushtarëve irakianë që nxirrnin foshnjat nga inkubatorët, për të filluar Luftën e Gjirit.

Presidenti Xhorxh W. Bush gënjeu për “armët e shkatërrimit në masë”.

Nga “Remember the Maine”, tek fundosja e Lusitanias, në sulmet e gazit sirian, shekulli i kaluar është i mbushur me shembuj që dëshmojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës gënjejnë qytetarët e tyre për të justifikuar luftërat e reja.

Në të gjithë këta shembuj, shtypi, Media e korporatës veproi si stenograf i kujdesshëm duke hipnotizuar popullin amerikan me gënjeshtra, mashtrime dhe propagandë.

Është e rëndësishme të kujtojmë se konflikti i armatosur në Ukrainën lindore filloi në vitin 2014, pasi administrata e Obamës dhe anëtarët e Kongresit të SHBAsë vendosën një qeveri të re në Ukrainë, në atë që kreu i “kompanisë private” CIA, Stratfor, e quajti “grushti i shtetit më flagrant në histori”.

Në përgjigje të grushtit të shtetit të mbështetur nga SHBA, rajonet e Luhansk dhe Donetsk në Donbas mbajtën një referendum për shkëputjen nga Ukraina, në të cilin 96% e popullsisë në Luhansk dhe 89% e popullsisë në Donetsk votuan për krijimin e dy republikave të reja të vetëcilësuara si të pavarura, në lindje të Ukrainës.

Moska tha se votimi pasqyronte “vullnetin e popullit”, por Bashkimi Europian i quajti zgjedhjet “të paligjshme dhe ilegjitime”, të cilat shpejt u shndërruan në të dhunshme dhe u shndërruan në një konflikt të gjithanshëm midis ushtrisë ukrainase dhe forcave separatiste të Luhansk dhe Donetsk, të mbështetura nga Rusia.

Midis viteve 2014 dhe 2022, Lufta në Donbas vrau rreth 14.000 njerëz, duke detyruar miliona njerëz të largoheshin nga rajoni dhe duke e kthyer zonën e konfliktit në një nga zonat më të ndotura nga minat në botë.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) ka pasur vëzhgues në terren që monitorojnë situatën në Donbas që nga fillimi i shpërthimit të konfliktit të hapur në 2014.

OSBEja ka qenë i vetmi mision vëzhgues civil ndërkombëtar i lejuar të mbledhë informacion nga të dyja anët e linjës së kontaktit dhe të dhënat e saj, megjithëse të paplota, mbeten më të mirat e disponueshme.

OSCE's Ukraine observer mission "concerned" about reported Russian spy leak | UNIAN
Who we are | OSCE
OSBE, Misioni Special për Monitorimin e Ukrainës

Misioni vëzhgues i OSBEsë ofron harta mes raporteve ditore, që dokumentojnë vendndodhjen e shkeljeve të armëpushimit dhe shpërthimeve përgjatë vijës së kontaktit midis ushtrisë ukrainase dhe Republikave të Donbasit.

Këto harta tregojnë qartë se Ukraina filloi sulme artilerie kundër Republikave të Donbasit më 16 shkurt 2022.

Me fjalë të tjera, Ukraina filloi të bombardonte Republikat e pavarura të Donetsk dhe Luhansk nëntë (9) ditë përpara se Rusia të shpallte “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë.

Ndërsa media e korporatave perëndimore qëndroi plotësisht e heshtur, shpërthimet e dokumentuara nga OSBE u rritën nga 76 shpërthime në 15 shkurt, në 316 shërthime në 16 shkurt, në 654 shpërthime në 17 shkurt dhe në 1,413 shpërthime në 18 shkurt.

Kur shikon me kujdes hartat ditore të këtyre shpërthimeve, është e qartë se shumica dërmuese e shpërthimeve kanë ndodhur në anën separatiste ruse të linjës së armëpushimit.

14 shkurt: 174 shkelje të armëpushimit, 41 shpërthime;

15 shkurt: 153 shkelje të armëpushimit, 76 shpërthime;

16 shkurt: 509 shkelje të armëpushimit, 316 shpërthime;

17 shkurt: 870 shkelje të armëpushimit, 654 shpërthime;

18 shkurt: 1566 shkelje të armëpushimit, 1413 shpërthime;

19-20 shkurt: 3231 shkelje të armëpushimit, 2026 shpërthime;

21 shkurt: 1927 shkelje të armëpushimit, 1481 shpërthime;

21 shkurt: Rusia njeh pavarësinë e Donetsk dhe Luhansk;

22 shkurt: 1710 shkelje të armëpushimit, 1420 shpërthime;

24 shkurt: Rusia nis “operacion special ushtarak”;

Jacques Baud, një ish analist i inteligjencës së NATOs, shkroi për raportet e OSBEsë: “Më 17 shkurt, Presidenti Joe Biden njoftoi se Rusia do të sulmonte Ukrainën në ditët e ardhshme”. Nga e dinte ai këtë? Është një mister. Por që nga data 16, granatimet me artileri të popullsisë së Donbasit ishin rritur në mënyrë dramatike, siç tregojnë raportet e përditshme të vëzhguesve të OSBE-së.

Ndërsa mediat perëndimore kaluan vitin duke raportuar për grumbullimin e trupave ruse në kufirin ukrainas, ato nuk arritën të informonin publikun se Ukraina kishte grumbulluar gjysmën e ushtrisë së saj ose 125.000 trupa përgjatë zonës së konfliktit të Donbas, gjatë kësaj periudhe kohore.

Ukraina filloi të ripozicionojë forcat e saj përgjatë Donbas që në 24 mars 2021, kur Volodymyr Zelensky nxori një dekret për rimarrjen e Krimesë dhe filloi të vendoste forcat e tij në jug të vendit.

Nuk ka gjasa që Zelensky të bëjë një dekret kaq agresiv pa marrë më parë miratimin e Shteteve të Bashkuara dhe NATOs.

Në prill 2021, qeveria ukrainase njoftoi publikisht se do të kërkonte armë bërthamore nëse nuk do t’u jepej anëtarësimi në NATO.

Kjo nënkuptonte më tej se Ukraina synonte të kalonte vijën e Vladimir Putin në rërë, ose duke u bashkuar me NATOn, ose duke vendosur armë bërthamore në pragun e Rusisë.

Në të njëjtin muaj, Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoygu akuzoi SHBAnë dhe NATOn për lëvizjen e trupave në kufijtë e Rusisë.

“Në Poloni dhe shtetet baltike, forcat amerikane po përforcohen… intensiteti i zbulimit ajror është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar dhe intensiteti i zbulimit detar është rritur me një herë e gjysmë”, tha ai.

Ministri akuzoi SHBAnë dhe aleatët e saj për kryerjen e aktiviteteve ushtarake aktive “me një orientim të qartë antirus”.

“Në pranverën e këtij viti, forcat e përbashkëta të armatosura të NATOs filluan stërvitjen më të madhe në 30 vitet e fundit, Defender Europe 2021”, tha ai.

Ndërsa të dyja palët akuzojnë palën tjetër si agresore, hartat e OSBEsë tregojnë qartë se pala ukrainase e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe forcat e NATOs filloi bombardimin e palës ruse më 16 shkurt 2022.

Ky bombardim vërtetohet nga videogazetaria në terren nga një reporter i pavarur i quajtur Patrick Lancaster, i cili ka intervistuar civilë në zonën e luftës lindore të Ukrainës për tetë vitet e fundit.

OSBE, Të Dhëna nga Grupi i Krizave
OSBE, Raporte Ditore

Më 17 shkurt 2022, Lancaster raportoi për bombardimet e shtuara që vinin nga pala ukrainase dhe intervistoi banorët që jetonin përgjatë vijës së kontaktit, në rajonin e Donetsk.

Më 19 shkurt, Lancaster raportoi për bombardime të ushtrisë ukrainase në dy termocentrale, duke ndërprerë energjinë elektrike për shumë fshatra në Donetsk.

Më 20 shkurt, Lancaster intervistoi banorët e dy shtëpive që u sulmuan nga predha mortajash ukrainase.

Më 21 shkurt, Lancaster vizitoi dy shkolla të sulmuara nga predha ukrainase në lagjen Petrovsky të Donetsk.

Lancaster intervistoi një mësuese që pastronte xhamat e thyer, e cila tha: “Nuk është hera e parë, është hera e dytë që kjo shkollë përballet me një sulm të tmerrshëm! Si t’i mësojmë fëmijët pas kësaj, na tregoni? Mos guxoni të thoni se Republika Popullore e Donetsk po sulmon veten! Është makth, është i tmerrshëm!

Ajo tha gjithashtu: “Ukrainasit thonë se ata nuk bombardojnë civilët, atëherë kush na bombardoi këtu? Këtu është një goditje e drejtpërdrejtë nga distrikti Maryanka, pikërisht aty ku qëndrojnë ushtarët ukrainas. Është e dukshme se nga fluturonin granatat. Kemi 3 netë tashmë që nuk flemë. Është e tmerrshme, është tronditëse, si është e mundur? Ata po bombardojnë vëllezërit, motrat dhe fëmijët e tyre!”

Më 23 shkurt, Lancaster raportoi për ukrainasit që synonin gazetarin me një pajisje shpërthyese në një qendër mediatike televizive.

Një producent televiziv 23-vjeçar që punonte në rrjetin televiziv shpjegoi se pala ukrainase kishte në shënjestër gazetarët, ose ata që “përhapnin të vërtetën për ngjarjet në Donbas”, sepse “lufta e informacionit” ishte bërë aq serioze sa që tani përfshinte “eliminimin fizik të gazetarit”.

Në përmbledhje të sa më sipër, administrata Biden dhe zyrtarët politikë të SHBAsë me ndihmën e Mediave të korporatave, po e gënjejnë edhe një herë tjetër publikun, popullin e tyre, në një luftë tjetër të bazuar në pretendime të rreme.

Raportet e OSBEsë dhe raportimi në terren i Patrick Lancaster tregojnë qartë se Ukraina filloi të bombardonte Republikat e pavarura të Donetsk dhe Luhansk, nëntë ditë përpara se Rusia të shpallte “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë.

Gazetari ditë përpara 24 shkurtit kur Rusia hyri me opercion ushtarak në Ukrainë, pyeste në kamera: “Ku është Rusia, që ka premtuar që do të ndërhyjë, këta njerëz presin të vijë Rusia për të ndalur bombardimet?”

I njëjti establishment neokonservator dhe neoliberal i diskredituar që gënjeu për Irakun, Afganistanin, Sirinë dhe Libinë, gënjejnë edhe një herë për Rusinë dhe Ukrainën, por edhe për Europën.

Një zgjidhje diplomatike me Rusinë mund të ishte gjendur, do të ishte e thjeshtë të premtohej çmilitarizimi i Ukrainës dhe një traktat i nënshkruar që do të premtonte se Ukraina nuk do të bashkohej kurrë me NATOn, por establishmenti politik i SHBAsë e donte këtë luftë të nxehtë me Rusinë e armatosur me armë bërthamore, kështu që ata e nxitën, ata e krijuan atë, ata po e bëjnë duke vrarë dhjetra mijëra djem e burra ukrainas, përkrah edhe ushtarëve rusë që humbasin jetën në luftë.

Ukraina filloi të bombardonte popullin rusishtfolës të Donbasit më 16 shkurt 2022, ndërsa Joe Biden një ditë më pas doli në televizion dhe i tha popullit amerikan se Rusia ishte gati të pushtonte Ukrainën.

Faktet janë kokëforta, gjykimi më tej, i juaji!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

NATO po Tërhiqet Përballë Një Rusie që Kërcënon Hapur

Next Story

Perëndimi do të Duhet Përzgjedhë mes Perëndimit & Kievit

Latest from Info