NATO po Tërhiqet Përballë Një Rusie që Kërcënon Hapur

Pas aneksimit të katër rajoneve ruse të Ukrainës në Federatën Ruse, Kievi iu përgjigj me një kërkesë zyrtare për t’u anëtarësuar në NATO, me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës që deklaroi në një konferencë shtypi se “Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson janë toka ukrainase”. Për një logjikë normale, vetëm kjo nuk mund të thuhet më, për rajone të humbura dhe të shkëputura nga territori ukrainas, për rrjedhojë fjalë të kota, ajër fjalësh nga NATO për Ukrainën.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë për Ukrainën” vuri në dukje Jens Stoltenberg. Ai foli për “kërcënime të papërgjegjshme bërthamore” nga Rusia dhe theksoi se njoftimet e Putinit përbëjnë përshkallëzimin më të madh që nga fillimi i luftës. “Ne përsërisim mbështetjen tonë për mbrojtjen e sovranitetit të Ukrainës”, vazhdoi Stoltenberg.

Si u përgjigj ai lidhur me anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe kërkesës së nënshkruar nga Zelenski?

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me aplikimin e Ukrainës për hyrje në NATO, Stoltenberg vuri në dukje: “Çdo demokraci në Europë ka të drejtë të hyjë në NATO. Dera eshte e hapur… Ne mbështesim të drejtën e Ukrainës për të përcaktuar rrugën e saj… Qëllimi ynë tani është të ofrojmë mbështetje për Ukrainën për të zmbrapsur sulmin barbar të Rusisë.

Një përgjigje e qartë dhe një hap prapa nga NATO, teksa vazhdon dhe flet për mbështetje por nuk thotë asgjë konkrete për hapat e anëtarësimit të Ukrainës. Pritet tani më reagimi direkt i Amerikës tek kreu i NATOs dhe tek vendet anëtare të Aleancës.

Europa duket se po mendohet mirë për rolin e saj në këtë luftë. Tani do të shohim sesa e varur është Europa në kupolën e saj politike, nga Amerika dhe ‘Deep State’, sot në pushtet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sulmohet Konsullata Ruse në New York (me bojë...)

Next Story

Lufta Filloi më 16 Shkurt & Jo më 24 Shkurt - OSBE Zbulon se Luftën e Filloi Ukraina

Latest from Info