SHBA: Borxhi Publik që Ndrydh Superfuqinë

/

SHBAja është një vend me borxh publik në nivele nga më të lartat.

Borxhi i SHBAve që “hedh në erë” ekonominë botërore sa herë të dojë, sipas mendimit të shumë e shumë specialistëve të fushës, por edhe mendimit të shumë qytetarëve të këtij globi, është në nivele tejet problematike!

Borxhi kombëtar i SHBAsë arriti në 31 trilion dollarë për herë të parë, mes rritjes së normave të interesit, për të lehtësuar inflacionin rekord dhe rritjes së pasigurisë ekonomike, këtë treguan të dhënat e Departamentit të Thesarit të para pak ditëve.

Një borxh i tillë, i lartë, publik dhe një rritje e shpejtë si përqindje e PBBsë mund të ngadalësojë rritjen ekonomike, të shtyjë pagesat e interesit për mbajtësit e huaj të borxhit të SHBAsë dhe të rrisë rrezikun e një krize fiskale, paralajmëroi Zyra e Buxhetit e Kongresit (CBO) në Raportin e saj Afatgjatë të vitit 2022.

Kjo gjithashtu mund ta bëjë pozicionin financiar të SHBAsë më të prekshëm ndaj normave më të larta të interesit dhe t’i bëjë ligjvënësit të ndihen më të kufizuar në opsionet e tyre të politikave, shtoi byroja.

Për më tepër, shpenzimet e interesit mund të tejkalojnë shpenzimet e mbrojtjes kombëtare të SHBAsë deri në vitin 2029, nëse normat e interesit për borxhin e qeverisë rriten vetëm një pikë përqindje më të larta se vlerësimet e CBOsë në vitet e ardhshme.

Më poshtë do të vini re se pas vitit 2019, pra gjatë Juntës 2-vjeçare të Koronës dhe tani me masat vetëvrasëse për shkak të Ukrainës, SHBAja e Bidenit po fundoset edhe më shumë në “moçalin” financiar. Kujt i intereson kjo situatë vallë? Është plan apo paaftësi tani më e drejtimit të superfuqisë?

Grafiku më poshtë tregon aktualitetin e SHBAve, që sot po i drejtojnë gishtin rusëve, por edhe gjithë Europës direkt dhe indirekt.

SHBA Borxhi Federal Bruto

Nuk ka Perandori të përjetshme, një ditë, të gjitha Perandoritë bien. Mos ndoshta kjo situatë financiare i shtyn edhe më shumë amerikanët drejt përshkallëzimit të luftës që vetë planifikuan, organizuan, nxitën dhe po e zhvillojnë në territor jashtë Amerikës?

Kjo është Amerika, lufton gjithmonë jashtë territorit të saj! Nuk di sesi do të mund të reagojë SHBAja nëse do të ketë luftë brenda territorit. Kjo është çështje! Sot duket e pabesueshme për gjithkënd që në kufijtë e SHBAve të ketë luftë, por e mundshmja ekziston dhe e pamundura në kokat e disave është thjesht megalomani e momentit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kronikë Lufte në Fytyrën e Një Ushtari

Next Story

Satanistët në SHBA

Latest from Info

Feja e Globalistëve

Për të kuptuar globalistët duhet të kuptojmë fenë e tyre psiko-patetike / psikopate. Në fund të