Giorgia Meloni është gati të ngrejë çështjen e daljes së Italisë nga BEja.
“Konflikti” i parë i Italisë me Francën, ku e para pretendon se “Parisi e trajton Romën si koloni”.
Konflikti italo-francez u ndez edhe më shumë pas “paturpësisë” dhe përpjekjeve të Francës për të ndërhyrë në punët e brendshme të Italisë dhe përpjekjeve gjithashtu të Ministrit francez të Çështjeve Europiane, Laurence Bunn, për të marrë rolin e “vëzhguesit” të Romës, ndezi fituesit e zgjedhjeve dhe i detyroi të ngrinin krye.
Çështjen e daljes së Italisë nga BEja po merr një vrull të ri, e nxitur nga vetë Europa.
Ministri francez në një intervistë për “La Republica”, mesa duket, duke menduar se Italia është thuajse si kolonitë franceze të shekullit të 19të, tha: “Ne duam të bashkëpunojmë me Romën, por do të monitorojmë me vëmendje të veçantë respektimin e vlerave dhe rregullat e shtetit të së drejtës”, duke iu referuar zgjedhjes së bllokut të djathtë qeverisës përbërë nga tre parti të djathta, dy prej tyre të ekstremit të djathtë.
Kryeministrja e ardhshme e Italisë Giorgia Meloni, u përgjigj në Facebook me fjalët: “Dua të shpresoj, siç ndodh shpesh, që shtypi i së majtës të ketë keqinterpretuar deklaratat aktuale të bëra nga anëtarët e qeverive të huaja dhe besoj se qeveria franceze do t’i përgënjeshtrojë menjëherë fjalët e bëra publike, fjalë që përbëjnë kërcënim të papranueshëm dhe ndërhyrje në punët e një vendi sovran, që është anëtar i Bashkimit Evropian.
Epoka e qeverive të udhëhequra nga demokratët (të majtët) që kërkonin mbrojtje nga jashtë ka përfunduar. Mendoj se është e qartë për të gjithë, në Itali dhe në Europë”.
Kujtohet se një javë më parë kryeministrja franceze Elizabeth Bourne deklaroi se “vendi i saj do të monitorojë me kujdes respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe të drejtën e abortit, pas fitores së Giorgia Melonit në zgjedhjet e përgjithshme italiane”.
Ata padyshim mendojnë se Italia është një koloni e Brukselit, por me siguri do të përgënjeshtrohet dhe do të zhgënjehen me hidhërim: “Qeveria italiane që do të formohet brenda pak ditësh është e vendosur të ngrejë edhe çështjen e daljes së Italisë nga Eurozona dhe nga vetë BEja dhe për këtë do të pyetet populli italian, nëse vazhdon të ndiqet politika e Berlinit që kërkon që vendet anëtare të BEsë të mbajnë barrën e fatkeqësisë energjetike, por edhe të hartojnë një politikë autonome energjetike”, thonë burime zyrtare të koalicionit fitues të zgjedhjeve në Itali.
Sipas sondazheve, 45% e italianëve duan që Italia të largohet nga BEja dhe vetëm 33% duan që ajo të mbetet brenda saj, kurse pjesa tjetër janë asnjanës.
Zhvillimet do të jenë vërtet të shpejta në tre vitet e ardhshme!