“Vertikale” nga Zelenski – Jam Keqinterpretuar!

/

“Vertikale” nga Zelenski: “Nuk fola për një sulm parandalues ​​ndaj Rusisë. Deklaratat e mia u keqinterpretuan”.

Zelenski jo vetëm që e tha, që e kërkoi sulmin kundër Rusisë, por bëri thirrje për më shumë sanksione kundër saj.

Por sot, para pak orë, kreu i rrezikshëm i regjimit të Kievit, Volodymyr Zelenski, që foli realisht për një sulm parandalues ​​ndaj Rusisë, thotë se deklaratat e tij janë keqinterpretuar. Nga kush, prej cilëve u keqinterpretuan?

Zelenski na paska bërë thirrje vetëm për sanksione parandaluese ndaj Rusisë, duke thënë se zyrtarët e vendit kanë filluar “të përgatisin shoqërinë, popullin” për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore në këtë luftë. Këtë deklaroi Zelenski, paturpësisht në BBC, gjatë një interviste që e dha me ngut, që informacioni të shkojë në Moskë dhe kjo të ndalë disi revanshin e sulmeve mbi Kiev.

Intervista e Zelenski erdhi disa orë pasi Presidenti amerikan Joe Biden tha se “kërcënimi rus për të përdorur armë bërthamore e ka sjellë botën më afër “Armagedonit” (apokalipsit)”.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se duhet veprim tani, pasi kërcënimet e Rusisë përbëjnë një “rrezik për të gjithë planetin”.

“Bota mund të ndalojë veprimet e pushtuesve rusë”, shtoi Zelenski. “Bota mund të zbatojë paketën e sanksioneve në raste të tilla dhe të bëjë gjithçka për t’i bërë ata të largohen nga centrali bërthamor i Zaporizhia”, domethënë direkt dhe indirekt thotë sërish të njëjtën gjë, i fton perëndimorët të hidhen në sulm me armë kundër Rusisë.

“E vetmja gjë që Putin ka frikë, nuk është një sulm bërthamor, ai i frikësohet popullit të tij, njerëzve të tij, sepse vetëm populli mund ta zëvendësojë atë, t’ja marrë pushtetin dhe t’ja japë një personi tjetër”, theksoi Zelensky.

Me këtë paranojë, iluzion në kohë bombardimesh, që e shet si “tezë” të arsyetimit të tij politik të mangët, për të verbërit logjikë në glob (që janë shtuar mesa duket), ka mbyllur edhe intervistën e tij në BBC.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Akuzohet Elon Mask!

Next Story

SHBA Ble 290 Milionë Dollarë Barna Anti-Radioaktive

Latest from Info