200 Makina në Një Përplasje Epike – Pirg Makinash (video)

/

Pamje që shokojnë janë ato nga përplasja e 200 makinave së bashku.

Kushtet e mjegullta që mbizotëronin në zonë e aksidentit, rezultuan që mbi 200 makina të shndërrohen në një pirg makinash të përmasave epike.

Rrugët e Kinës janë një fushë lavdie për Youtube-in pasi atje ndodh çdo lloj incidenti që mendja e njeriut nuk e nxë dot. Dhe madje edhe në përmasa që vendet e tjera nuk mund t’i afrohen.

Në këtë rast të veçantë, kemi një grumbull të madh prej 200 makinash (disa kanë vlerësuar që janë afro 300) në një urë të madhe në qytetin e Zhengzhou.

Siç raportojnë mediat lokale, në momentin e ngjarjes ka pasur kushte shumë të dendura të mjegullës me dukshmëri jashtëzakonisht të kufizuar.

Në imazhet e publikuara në internet shohim qindra makina dhe kamionë në një grumbull llamarinash, dhjetëra metra të gjatë në një autostradë.

Nga gjithë kjo fatkeqësi pati një të vdekur dhe disa të plagosur. Megjithatë, për fat të mirë, asnjë zjarr nuk shpërtheu pasi viktimat do të ishin shumë më tepër në kët aksident të pahasur më parë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Nobelisti Luc Montagnier: "Vaksinat Janë Bombë me Sahat me Diegie të Ngadaltë!"

Next Story

Ka Ndërruar Jetë Legjenda e Futbollit Pele

Latest from Info