Putin: “Nuk Kam Nevojë të Takoj Biden!”

/

Putin: “Nuk shoh asnjë arsye dhe nuk kam nevojë të takoj Presidentin Amerikan Biden”.

Kjo do të thotë se presidenti rus do i shkojë “deri në fund”.

Presidenti rus Vladimir Putin i është përgjigjur në mënyrë të ashpër pyetjes që i është bërë nga gazetari, nëse ka ndërmend të takohet me Presidentin amerikan Biden për të diskutuar lidhur me çështjen e Ukrainës. Përgjigja e prerë e Putin ka shuar kështu shpresat e disave se Rusia mund të “kapitullojë” në Ukrainë për shkak të humbjeve, ose të tërhiqet me vullnet.

Në konferencën e tij për shtyp pas vizitës në Kazakistan, Putin nuk la “dritare” komunikimi, duke thënë gjithashtu në mënyrë karakteristike: “Duhet të pyesim presidentin amerikan Joe Biden nëse është gati për negociata me Rusinë në Samitin e G20, edhe pse unë nuk nuk e shoh nevojën për të bërë diçka të tillë. Deri më tani nuk kam asnjë platformë për negociata”, tha Putin.

Presidenti rus tha gjithashtu, duke komentuar mobilizimin e pjesshëm, se “brenda dy javësh proçesi i mpbilizimit do të përfundojë. Deri më sot 222.000 njerëz janë mobilizuar nga 300.000 të parashikuara”, si dhe bëri thirrje për përmirësimin e cilësisë së mobilizimit.

Duke iu referuar operacionit në Ukrainë, presidenti rus theksoi se “Rusia nuk synon ta shkatërrojë Ukrainën dhe nuk e sheh nevojën për momentin për sulme masive. Ne veprojmë në mënyrë korrekte dhe në kohë”.

Kjo do të thotë se Presidenti rus “më në fund” po thotë qartë se derisa të plotësohen qëllimet e ndërhyrjes ushtarake ruse, ai nuk do të tërhiqet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Erdogan Zëvendëson Karamanlis në Një Marrëveshje të Ndaluar nga Amerikanët Dikur

Next Story

Putin Paralajmëron NATOn

Latest from Info